Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Aktivitete artistiko-kulturore

“Dita e Verës”: 14 Marsi njihet si “Dita e Verës”. Ajo tashmë është shëndërruar në një festë kombëtare. Festë e ripërtëritjes së gjithësisë, e gjallërimit të natyrës, e vazhdimësisë së jetës, dhe që festohet qysh në kohët e hershme në qytetin e Elbasanit, ndërsa sot festohet në të gjithë Shqipërinë. Dita e Verës ka prirjen e të qenurit një festë masive me ritualet dhe karakteristikat e veta, me lojrat e spikatura, festime bashkë me familjen, dekori unik ku dominojnë lulet, por gjithashtu edhe ëmbëlsira si “ballakumet”, e cila është edhe ëmbëlsira karakteristike e kësaj dite. Edhe pse është kthyer në feste kombëtare, Dita e Veres mbetet një festë e lashtë e Elbasanit, ku mblidhen për të festuar njerëz nga e gjithë Shqipëria.

“Maratona Rinore” – një performancë rinore me pjesëmarrjen e shkollave të mesme të qytetit, me qëllim nxjerrjen e talenteve të reja në këngë, kërcim, aktrim etj. Zhvillohet gjatë muajit prill-maj.

Maratona Mbarëkombëtare e Këngës Popullore Qytetare – në bashkëpunim me disa subjekte private dhe TV Klan. Zhvillohet çdo vit në muajin korrik-gusht dhe ka si qëllim prezantimin e këngës popullore qytetare të re.

“Akademia e Yjeve” – është një spektakël që për muaj me radhë zhvillohet në TV Klan, ku talentet e reja në fusha të ndryshme të artit konkurojnë midis tyre dhe me fituesit zhvillohet një tur në disa qytete të Shqipërisë. Elbasani i mirëpret këto talente çdo vit në muajin korrik-gusht.

“Giffoni” – Festivali i Filmit për Fëmijë – traditë tashmë disa vjeçare në Shqipëri dhe Elbasan, organizohet me mbështetjen e disa subjekteve private. Në këtë aktivitet marrin pjesë filma të ndryshëm nga Europa dhe Ballkani. Juria ka në përbërjen e saj dhe jurinë e fëmijëve.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Skampa ” – Aktivitet i rëndësishëm artistik që zhvillohet prej 17 vjetësh në Teatrin Skampa gjatë muajit tetor-nëntor. Në këtë festival prezantohen vlerat artistike, krijuese dhe interpretuese në fushën e artit skenik. Kanë marrë pjesë trupa teatrale nga: Shqipëria, Rusia, Italia, Argjentina, Rumania, Bullgaria, Greqia, Bosnja, Serbia etj.

Festivali Ndërkombëtar poetik “Trëndafilat e Elbasanit” – Aktivitet poetik tradicional të përvitshëm ku për dy ditë vijnë poetë nga trevat shqipfolëse, por dhe të tjerë nga vendet e Ballkanit e më gjerë. Një tjetër promotor zhvillimi i aktiviteteve artistiko-kulturore është Klubi i Shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi”. Poetët vizitojnë vendet më të bukura muzeale e kulturore të qytetit të Elbasanit e të rrethinave të tij, zhvillojnë konkurimin me recitimin e poezive të tyre në mbrëmjen poetike, dhe juria përcakton e shpall disa çmime. Për çmimin më të rëndësishëm, para bashkisë, te “Lulishtja e poetëve”, për fituesin mbillen pemë me emrin e tij. Për këtë vit ky festival mendohet të organizohet në muajin tetor.
 
Dita e Bio-Turizmit (19 Maj): Promovon vlera natyrore dhe panoramike të zonës së Funarit  ku ndodhen katër liqene me bukuri piktoreske të rrethuara nga pyje me pisha dhe dushqe. Promovon ushqimet bio te zonës, (ne njesine Administrative Funar)
 
Dita e trashëgimisë kulturore artistike në Manastirin e “Shën Joan Vladimirit” (4 Qershor): Është një festë kulturore fetare ku bëhet pelegrinazh i gjithë banorëve të zonës, trevave të vendit  dhe jashtë kufijve.(ne Shijon – Bradashesh)
 
Dita e Olimpiadës Kulturore Sportive ”Miqte e Malit” (8-9 Qershor): Gjate ketyre diteve ne njesine Administrative Gjinar organizohen panaire me prodhimeve agrobuqësore dhe artizanale, aktivitete sportive, lojra popullore dhe promovim i folklorit dhe kostumografisë së zonës.
 
Festa e emigrantit në Byshek Shushic: Me date 26-Gusht, ne Njesine Administrative Shushice-Byshek promovohet folklori dhe kostumografia e zonës dhe prodhimet Bio  nen pjesmarrja masive e emigrantëve të zones.
 
Dita e turizmit kurativ –Llixhat Elbasan. Me date 15 Shtator ne njesine administrative Tregan promovohen vlerat kulturore dhe kurative të Llixhave të Elbasanit dhe të shërbimit hotelier.
 
Dita e promovimit  dhe panair i prodhimeve te perimeve dhe te pemtarise Shirgjan. Me date 20 Tetor ne njesine administrative Shirgjan promovohet pervoja pozitive qe ka zona e Shirgjanit ne kultivimit e perimeve ne sera dhe fushe per perimet e prodhimet e pemtarise  dhe do  te organizohet  nje panair i ketyre prodhimeve.


Disa aktivitete të tjera që gjallërojnë jetën artistiko-kulturore në qytetin e Elbasanit janë:

  • “Studio e letërsisë” dhe “Gjeniu i vogël”
  • Dy premiera teatrale të tipit komedi
  • Koncerte të Ansamblit “Isuf Myzyri”
  • Koncerte recitale të artistëve elbasanas
  • Promocione librash të ndryshme etj