Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

SHKUMBINI PA PLASTIKE – SË BASHKU PER MBROJTJEN E LUMIT TONE!

Bashkia Elbasan nis aktivitetet në kuadër të Javës Evropiane per Reduktimin e Mbetjeve (European Week for Waste Reduction – EWWR 2026), me nje aksion te perbashkët për pastrimin dhe mbrojtjen e lumit Shkumbin, ne kuader te projektit BeMed+, ne bashkepunim me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA).

Se bashku me te rinjte e Këshillit Rinor Vendor, Agjencine Kombetare te Ekonomise sé Mbetjeve (AKEM), Agjencine Rajonale te Mjedisit (ARM), Agjencine Kombétare te Mjedisit (AKM) dhe Agjencine Kombëtare të Zonave te Mbrojtura (AKZM), bashkojme forcat per nje gellim te perbashket: nje lume me te paster dhe nje mjedis me te shëndetshëm per te gjithë.

Lumi Shkumbin eshte nje pasuri natyrore e rendesishme per Elbasanin. Mbrojtja e tij kěrkon jo vetěm aksione pastrimi, por mbi të gjitha ndërgjegjësim, parandalim të ndotjes dhe përgjegjësi te përbashkët qytetare.

Te rinjtë janë në zemër te këtij angazhimi, duke dëshmuar se ndryshimi fillon nga veprimet konkrete dhe se kujdesi per mjedisin eshte nje pergjegjesi qé na bashkon te gjithěve.

Ky është aktiviteti i parë i një serie nismash që Bashkia Elbasan do te zhvilloje gjate periudhes 21-29 nentor 2026, per té promovuar reduktimin e mbetjeve, riciklimin dhe nje kulturë të qëndrueshme të mbrojtjes së mjedisit.

Shkumbini pa plastikë nuk është vetëm nje aksion pastrimi, por nje angazhim për te ardhmen!

Se bashku per nje Shkumbin me te paster dhe nje Elbasan mё tё gjelbër!