Bashkia Elbasan shpall thirrjen publike “Green Innovation Elbasan 2027”

Bashkia Elbasan shpall thirrjen publike “Green Innovation Elbasan 2027”,
duke ftuar organizatat jofitimprurëse (OJF) dhe grupet joformale rinore
të paraqesin projektide inovative për mbrojtjen e mjedisit dhe
zhvillimin e qëndrueshëm të territorit të Bashkisë Elbasan.
Kjo nismë synon të nxisë kreativitetin, inovacionin dhe përfshirjen
aktive të të rinjve në identifikimin e sfidave mjedisore vendore dhe
zhvillimin e zgjidhjeve konkrete, të realizueshme dhe me ndikim të
qëndrueshëm në komunitet.
Përmes kësaj thirrjeje, Bashkia Elbasan synon të mbështesë iniciativa që
kontribuojnë në reduktimin e ndotjes, mbrojtjen e burimeve natyrore,
përmirësimin e hapësirave publike dhe promovimin e ekonomisë
qarkulluese.
- Kush mund të aplikojë?
Thirrja është e hapur për:
Organizatat jofitimprurëse (OJF), të regjistruara sipas legjislacionit
shqiptar, që propozojnë projekte me ndikim konkret në territorin e
Bashkisë Elbasan.
Grupet joformale rinore, që dëshirojnë të kontribuojnë me ide dhe
zgjidhje inovative për problematikat mjedisore të Elbasanit.
Organizatat jofitimprurëse mund të aplikojnë pavarësisht vendndodhjes së
selisë së tyre, me kusht që projektet e propozuara të zbatohen në
territorin e Bashkisë Elbasan.
Inkurajohen veçanërisht projektidetë që përfshijnë të rinjtë e Elbasanit
dhe nxisin bashkëpunimin me komunitetin, institucionet arsimore dhe
aktorët vendorë. - Fushat prioritare të mbështetjes
Projektidetë duhet të adresojnë një ose disa nga fushat e mëposhtme:
Reduktimi i mbetjeve dhe ndotjes plastike – zgjidhje për parandalimin
dhe reduktimin e mbetjeve plastike.
Riciklimi dhe ekonomia qarkulluese – ndarja e mbetjeve në burim,
ripërdorimi dhe përdorimi i përgjegjshëm i burimeve.
Mbrojtja e lumit Shkumbin dhe burimeve ujore – iniciativa për
parandalimin dhe reduktimin e ndotjes së ujërave.
Gjelbërimi urban dhe biodiversiteti – përmirësimi i hapësirave publike,
shtimi i gjelbërimit dhe mbrojtja e natyrës.
Ndryshimet klimatike dhe energjia e pastër – zgjidhje për përmirësimin e
cilësisë së ajrit, eficiencën energjetike dhe mbrojtjen e klimës.
Edukimi mjedisor dhe përfshirja e të rinjve – iniciativa inovative që
nxisin ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen komunitare.
Teknologjia dhe inovacioni mjedisor – përdorimi i zgjidhjeve digjitale
për monitorimin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Projektidetë duhet të fokusohen në problematika konkrete të territorit
të Bashkisë Elbasan dhe të ofrojnë zgjidhje praktike, inovative, të
realizueshme dhe me rezultate të matshme. - Mbështetja financiare
Në kuadër të programit “Green Innovation Elbasan 2027”, Bashkia Elbasan
synon të mbështesë projektide inovative që kontribuojnë në zgjidhjen e
problematikave mjedisore vendore.
Vlera e mbështetjes për çdo projekt është 500,000 lekë.
Projektet e përzgjedhura parashikohet të mbështeten gjatë vitit 2027, në
përputhje me procedurat ligjore dhe fondet e miratuara në buxhetin e
Bashkisë Elbasan.
Për grupet joformale rinore, mbështetja do të realizohet nëpërmjet
mekanizmave të ligjshëm të administrimit të fondeve publike. - Dokumentacioni i aplikimit
Aplikantët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
Formularin e aplikimit.
Formularin e përshkrimit të projektidesë, ku të përcaktohen problematika
mjedisore, objektivat, aktivitetet e propozuara, vendndodhja, grupet
përfituese dhe rezultatet e pritshme.
Preventivin financiar të projektit, me vlerë maksimale deri në 500,000
lekë.
Deklaratën e aplikantit.
Formularin e përfaqësimit të grupit joformal rinor, vetëm për aplikantët
e kësaj kategorie.
Dokumentacionin identifikues dhe përfaqësues, sipas kategorisë së
aplikantit.
Formularët përkatës të aplikimit do të jenë të disponueshëm për shkarkim
në faqen zyrtare të Bashkisë Elbasan. - Afati dhe mënyra e aplikimit
Data e hapjes së thirrjes: 19 nëntor 2026
Afati përfundimtar i aplikimit: 10 dhjetor 2026, ora 16:00
Aplikimet mund të dorëzohen:
Elektronikisht:
Në adresën e emailit: koordinatori@elbasani.gov.al
Fizikisht:
Pranë Zyrës së Protokollit të Bashkisë Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”,
përballë Prefekturës, Elbasan.
Në subjektin e emailit ose në dokumentacionin e dorëzuar duhet të
vendoset shënimi:
“Aplikim për thirrjen publike – Green Innovation Elbasan 2027” Drejtuar
Drejtorise së Politikave të Bujqësisë, Pyjeve, Mjedisit, Statistikave
dhe Performancës
- Vlerësimi dhe përzgjedhja e projektideve
Projektidetë do të vlerësohen nëpërmjet një procesi konkurrues dhe
transparent, bazuar në kriteret e mëposhtme:
Rëndësia mjedisore dhe lidhja me problematikat konkrete të Elbasanit.
Inovacioni dhe kreativiteti i zgjidhjes së propozuar.
Ndikimi i pritshëm mjedisor dhe përfitimet për komunitetin.
Realizueshmëria teknike dhe organizative.
Qëndrueshmëria e rezultateve.
Përfshirja e të rinjve të Elbasanit dhe bashkëpunimi me aktorët vendorë.
Efikasiteti ekonomik dhe raporti kosto–përfitim.
Projektidetë do të vlerësohen sipas një sistemi me maksimum 100 pikë.
Për t’u kualifikuar, një projektide duhet të marrë të paktën 70 pikë.
Përzgjedhja do të bëhet sipas renditjes së pikëve dhe mundësive të
financimit.
Rezultatet e procesit do të publikohen në faqen zyrtare të Bashkisë
Elbasan, në përputhje me procedurat e miratuara të thirrjes.
Së bashku për një Elbasan më të gjelbër!
Bashkia Elbasan fton organizatat jofitimprurëse dhe grupet joformale
rinore të bëhen pjesë e kësaj nisme, duke propozuar ide të reja dhe
zgjidhje konkrete për sfidat mjedisore të qytetit.
Ky është një angazhim për t’i kthyer idetë inovative në veprime
konkrete, duke vendosur të rinjtë, komunitetin dhe mbrojtjen e mjedisit
në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm të Elbasanit.
“Ide të vogla, ndryshime të mëdha për një Elbasan më të gjelbër!”