Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Drejtoria e Politikave të Bujqësisë, Pyjeve, Mjedisit, Statistikave dhe Performancës

MISIONI

Misioni i Drejtorisë së Politikave të Bujqësisë, Pyjeve, Mjedisit, Statistikave dhe Performancës është të garantojë hartimin, zbatimin, koordinimin dhe monitorimin e politikave vendore në fushën e bujqësisë, pyjeve, kullotave dhe mjedisit, si dhe të forcojë eficiencën, transparencën dhe performancën institucionale të Bashkisë Elbasan.

Nëpërmjet administrimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, promovimit të inovacionit, zhvillimit të sistemeve të statistikave dhe të dhënave të hapura, monitorimit të treguesve të performancës dhe nxitjes së qeverisjes së hapur e pjesëmarrjes qytetare, Drejtoria synon të mbështesë vendimmarrjen e bazuar në evidenca, të përmirësojë cilësinë e shërbimeve publike dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor të territorit të Bashkisë Elbasan.