Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

​NJOFTIM

​Në zbatim të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar, VKM nr. 454, datë 3.7.2019, “Për kriteret dhe procedurat e përfitimit e të dhënies së granteve konkurruese për përmirësimin e kushteve të me objekteve dhe banesave ekzistuese”, Bashkia Elbasan po aplikon pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për projektet e investimit mbi “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara”, që do të financohen nga buxheti i shtetit në vitin 2027.

​Nga programi i përmirësimit termat e referencës së MEI trajtojnë kategoritë si më poshtë:

​Familje pa të ardhura, sipas përcaktimeve të shkronjës “c” të pikës 45, të nenit 2, të ligjit nr. 22/2018, i ndryshuar

​Individë të minoritetit Rom dhe Egjiptian

​Familje që ka në përbërje persona me aftësi të kufizuara

​Familje e përbërë nga të moshuar me moshë mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm

​Familje me më shumë se 4 fëmijë

​Vajzat nëna, grua viktimë e dhunës, grua kryefamiljare, ku fëmijët në ngarkim të kenë moshën <18 vjeç.

​Familje me të ardhura të ulëta dhe shumë të ulëta sipas përcaktimeve të shkronjave “b” dhe “c” të pikës 45, të nenit 2, të ligjit nr. 22/2018, i ndryshuar

​Familje ku të gjithë anëtarët trajtohen me ndihmë ekonomike

​Njoftohen të gjithë të interesuarit që brenda datës 05.11.2026 të depozitojnë dokumentacionin ligjor si më poshtë: 

​Kopje e dokumentit të identifikimit;

​Certifikatë familjare e tre muajve të fundit;

​Vërtetim Vendbanimi (familja të jetë banor/rezident në njësinë administrative ku ndodhet banesa që do të përmirësohet);

​Kopje të dokumentit të pronësisë, ose në mungesë të tij: ​vërtetim nga ASHK që subjekti është në proces legalizimi ​kopje të AMTP (Akt i Marrjes së Truallit në Pronësi), fragment të listës së trojeve sipas certifikatës së vitit 1991 dhe vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore mbi pronësinë e banesës në të cilën familja është banuese (rezidente);

e);

​Vërtetim nga njësia e vetëqeverisjes vendore që objekti nuk bën pjesë në një nga rastet që përjashton legalizimin sipas përcaktimeve ligjore dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr.20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë;

​Vërtetim nga ASHK mbi familjen që nuk ka banesë tjetër në pronësi në të gjithë me territorin e Republikës së Shqipërisë;

​Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore dhe Tatim Taksat për derdhjen e kontributeve përkatëse;

​Dokument që vërteton të ardhurat neto mujore familjare (vërtetim punësimi nga punëdhënësi, i cili deklaron pozicionin dhe të ardhurat neto të aplikantit dhe atë të çdo pjestari tjetër të familjes që është në gjendje pune ose i vetëpunësuar; vërtetim pagese papunësie; vërtetim pagese e ndihmës ekonomike; vërtetim pensioni, dërgesa nga emigracioni; qira nga prona; si dhe çdo lloj e ardhure tjetër që sigurohet mbi bazë mujore ose vjetore nga trashëgimia apo interesa bankare etj.);

​Vërtetim nga Zyra e Punës për personat e papunësuar (mbi 18 vjeç) ose që marrin pagesë papunësie, duke saktësuar periudhën e marrjes së pagesës si dhe shumën e saj;

​Vërtetim nga organet tatimore (drejtoria rajonale dhe bashkia) nëse keni biznes ose jo për çdo pjestar të familjes (mbi 18 vjeç);

​Urdhër mbrojtjeje i menjëhershem, lëshuar nga Gjykata për viktimat e dhunës në familje.

​Dokumentacioni pranohet vetëm me postë në adresën:

Bashkia Elbasan, Lagja: “Brigada 17 Sulmuese”, Rruga “Q.Stafa”, Elbasan.

​Ju faleminderit!