Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Workshop dyditor në Elbasan për eko-turizmin dhe praktikat e qëndrueshme të biznesit

Në datat 28–29 tetor 2026, në Hotel Real Scampis, Elbasan, do të organizohet një workshop dyditor mbi eko-turizmin dhe praktikat e qëndrueshme të biznesit, në kuadër të projektit “Krushevë dhe Elbasan, Udhëtim në Natyrë dhe Aventurë”, pjesë e Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri.

Aktiviteti u drejtohet sipërmarrësve vendorë dhe pronarëve të bizneseve të vogla, me synim promovimin e praktikave miqësore me mjedisin dhe zhvillimin e një sektori turistik më të qëndrueshëm. Gjatë trajnimit do të trajtohen tema që lidhen me reduktimin e mbetjeve, përdorimin efikas të burimeve, eficiencën energjetike, energjinë e rinovueshme, angazhimin e komunitetit dhe marketingun e qëndrueshëm.
Workshopi do të nisë në orën 09:30 dhe pjesëmarrja është falas. Përmes këtij aktiviteti synohet të nxitet përfshirja e bizneseve vendore në zhvillimin e produkteve turistike që mbrojnë mjedisin dhe promovojnë potencialet natyrore të zonës.
Sipërmarrësit dhe të interesuarit janë të ftuar të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, duke kontribuar në ndërtimin e një modeli turizmi më të gjelbër dhe të qëndrueshëm.