Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Këshillimi Karrierës

Hyrje

Karriera është rruga që bën individi përgjatë shkollës dhe punës. Karriera nuk është thjesht një rrugë që individi zgjedh si p.sh. në cilin program të regjistrohet apo cilin institucion do të punojë. Karriera gjithmonë e më shumë konsiderohet si një “rrugë që ndërtohet” nga individi përmes një sërë zgjedhjesh që ai / ajo bën lidhur me të mësuarit, punën dhe zhvillimin profesional përgjatë gjithë jetës. Me këshillim për karrierën kuptojmë mbështetjen që u japim të rinjve për të qenë më të përgatitur në arritjen e vendimeve lidhur me arsimimin, formimin profesional apo karrierën, bazuar në njohjen e vetes, interesave, shkathtësive e af­ësive të tyre, si dhe burimet dhe mundësitë e lidhura me to. Në kushtet e një tregu pune dinamik dhe të ekonomisë së bazuar në dije, ne e shohim si domosdoshmëri që sektori i rinisë pranë Bashkisë Elbasan,nëpërmjet specialistëve të trajnuar në lidhje me këtë cështje ,të ofrojë si shërbim falas këshillimin për karrierën që synon të mbështesë dhe ndihmojë të rinjtë nga mosha 15 – 29 vjec, për të bërë zgjedhjet e duhura lidhur me arsimin, trajnimim, zhvillimin profesional dhe punësimin si dhe për të menaxhuar karrierën e tyre.

VIZIONI

Të angazhojmë dhe të fuqizojmë komunitetin për të bërë zgjedhje korrekte dhe të qëndrueshme ne proceset e rëndësishme,vendimarrëse për të ardhmen e tyre profesionale.

MISIONI

Shërbimi i këshillimit te karrierës ka si mision që nëpërmjet informimit dhe keshillimit te pavarur dhe trajnimeve  mbeshtetese ,te nxjerre ne pah potencialet e perfituesve për zhvillimin e karrierës individuale.Nepermjet sherbimeve tona,zyra ka per mision te ofroje per te interesuarit, nje hapesire te sigurte ne planifikimin dhe zhvillimin e karrieres, gjatë gjithë jetës.