Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Rinia.EL

RINIA.EL është një portal i ngritur ne kuadër të projektit RE-FRESH i financuar nga Fondacionit Sanzeno dhe mbështetjen e Bashkisë Elbasan. Kjo hapësirë është një instrument më shumë në përpjekjen për përmirësimin e kushteve të jetesës së të rinjve në Bashkinë Elbasan të  cilet jetojnë në kushte vulnerabiliteti, duke mbështetur integrimin e tyre, tregun e punës dhe përfshirjen sociale.
 
RINIA.EL synon të nxisë punësimin e të rinjve të Elbasanit, nëpërmjet informimit dhe orientimit rreth mundësive për rritje të aftësive profesionale, personale, trajnimeve e praktikave pranë bizneseve, kurseve të formimit profesional të ofruara në nivel vendor e kombëtar. RINIA.EL gjithashtu do të ofrojë mundësinë e informimit mbi ofertat e punës dhe dhënien e granteve nga ente shtetërore e të privatit social për ngritjen e një biznesi.