Bursat e Nxënësve të Arsimit Parauniversitar
- Informacion i përgjithshëm:
Çfarë janë bursat dhe qëllimi i tyre?
Bursat e nxënësve të arsimit parauniversitar janë një formë mbështetjeje financiare, e parashikuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 666, datë 26.06.2019, i ndryshuar, me qëllim:
- Mbështetjen e nxënësve që ndodhen në kushte sociale dhe ekonomike të pafavorshme;
- Garantimin e aksesit të barabartë në arsim;
- Nxitjen e vijueshmërisë dhe ndjekjes së rregullt të shkollës;
- Parandalimin e braktisjes shkollore.
Bursat përbëjnë një instrument social që synon përkujdesjen dhe mbështetjen e kategorive të veçanta të nxënësve në institucionet arsimore publike.
Grupet përfituese
Në përputhje me VKM nr. 666/2019, të ndryshuar, përfituese të bursave janë:
- Nxënësit e arsimit bazë
që ndjekin arsimin në institucionet arsimore publike;
- Nxënësit e arsimit të mesëm të lartë dhe arsimit professional
(gjimnaze dhe shkolla profesionale publike).
Përfitimi nga bursa realizohet mbi bazën e kritereve dhe procedurave të përcaktuara në këtë vendim dhe në aktet nënligjore përkatëse.
- Kategorite përfituese
Bursat për nxënësit e arsimit parauniversitar përfitohen nga nxënës që ndjekin mësimin në institucionet arsimore publike, brenda kuotave dhe kritereve të përcaktuara në këtë vendim.
1. Përfitues të përgjithshëm
Përfitojnë bursë nxënësit që ndjekin:
- arsimin bazë;
- arsimin e mesëm të lartë;
- arsimin e mesëm profesional;
në institucionet arsimore publike, në përputhje me buxhetin vjetor të miratuar për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe arsimin profesional.
2. Përfitues sipas kritereve
2.1. Kriteri ekonomik
Përfitojnë bursë:
- Nxënësit e arsimit parauniversitar:
- që ndjekin mësimin në largësi mbi 5 km nga vendbanimi i përhershëm,
- që plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr.1
- që akomodohen në konvikte publike;
- Nxënësit që banojnë në zona rurale, ku nuk ka shkollë 9-vjeçare brenda rrezes 5 km, që plotësojnë kriterin ekonomik dhe akomodohen në konvikte publike;
- Nxënësit nga familje në nevojë, të regjistruar në arsimin bazë, por që për shkak të pamundësisë financiare nuk ndjekin rregullisht arsimin.
2.2. Kriteri i rezultateve të arritura
Përfitojnë bursë:
- Nxënësit e arsimit profesional, të cilët kanë përfunduar vitin shkollor paraardhës me notë mesatare nga 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë).
2.3. Kriteri joekonomik
Përfitojnë bursë nxënësit që i përkasin kategorive të mëposhtme:
- Nxënësit me Status Jetimi;
- Nxënësit që kanë humbur kujdestarinë prindërore me Vendim Gjykate të Formës së Prerë;
- Nxënësit me Statusin Ligjor të Invalidit Paraplegjik dhe Tetraplegjik si dhe nxënësit me Aftësi të Kufizuara, të vërtetuar nga Komisioni Mjeko-Ligjor;
ç. Nxënësit, me Statusin Ligjor që nuk Shikojnë apo nuk Dëgjojnë;
d. Nxënësit, fëmijë të personave me Statusin e invalidit.
dh) Nxënësit e Pakicës Kombëtare Rome dhe Egjiptiane, që ndjekin arsimin e mesëm profesional;
e. Nxënësit e identifikuar si Viktima të Trafikut të Qenieve Njerëzore, që kanë humbur kujdesin prindëror;
ë. Nxënësit, fëmijë të punonjësve të: Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Forcave të Armatosura, SHISH dhe Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
f. Nxënëset (vajza) që ndjekin drejtime profesionale si: Mekanikë, Elektroteknikë, Elektronikë, Përpunim Druri, Gjeodezi, Shërbim Mjete Transporti, Termo-Hidraulikë
g. Nxënësit me një prind, kur njëri prej prindërve nuk jeton;
gj. Nxënëset që regjistrohen në arsimin profesional në të gjitha drejtimet mësimore (përjashtuar drejtimet e përmendura në pikën (f), të cilat përfitojnë 50% të bursës.
2.4. Kriteri i degëve parësore të zhvillimit ekonomik
Përfitojnë bursë nxënësit që ndjekin me kohë të plotë arsimin profesional në këto drejtime: Bujqësi; Veterinari; Pyje; Ndërtim; Peshkim; Detari; Gjeologji-Miniera; Shpim dhe shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit.
- Dokumentacioni për cdo kategori
Dokumentat per cdo kriter burse 2025-2026
- Procedura e aplikimit
Informimi për hapjen e aplikimeve
Informimi i qytetarëve për hapjen e aplikimeve për bursat e nxënësve të arsimit parauniversitar bëhet përmes:
- Publikimit zyrtar në faqen e internetit të Bashkisë Elbasan;
- Informimit zyrtar të të gjitha institucioneve arsimore publike parauniversitare, përmes postës elektronike institucionale të Bashkisë.
Në këtë komunikim zyrtar, institucionet arsimore pajisen me informacion të detajuar mbi:
- Kategoritë përfituese dhe kriteret e përfitimit;
- Procedurën që ndiqet nga aplikimi pranë shkollës deri në miratimin përfundimtar në këshillin bashkiak;
- Afatet kohore të aplikimit;
- Dokumentacionin e nevojshëm për çdo kategori përfituese;
- Institucionet përkatëse ku nxënësit ose kujdestarët ligjorë duhet të drejtohen për sigurimin e dokumenteve (p.sh. Portali e-albania ose institucionet që lëshojnë vërtetime për ndihmë ekonomike, status jetimi, paaftësi etj.).
Dorëzimi i aplikimeve
- Aplikimi për bursë kryhet pranë institucionit arsimor ku ndjek mësimin nxënësi.
- Dokumentacioni dorëzohet nga nxënësi ose kujdestari ligjor, në bashkëpunim me personin e ngarkuar nga shkolla për marrjen në dorëzim të aplikimeve.
- Çdo aplikim shoqërohet me deklaratën individuale, e cila plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit.
Dokumentacioni orientues
Në komunikimin zyrtar të Bashkisë me institucionet arsimore janë përcjellë, në format PDF, dokumentet orientuese si më poshtë:
- Aktet ligjore përkatëse:
- Listat e dokumenteve që duhet të dorëzohen, të ndara sipas çdo kriteri përfitimi;
- Formati i deklaratës individuale që plotësohet nga nxënësi ose kujdestari ligjor.
Shqyrtimi dhe miratimi
- Aplikimet e dorëzuara shqyrtohen nga Komisioni i ngritur në bashki në përputhje me kriteret ligjore dhe kuotat e miratuara nga dy ministritë përgjegjëse për arsimin.
- Lista përfundimtare e përfituesve miratohet nga Këshilli Bashkiak.
- Vendimet bëhen publike sipas procedurave zyrtare.