E drejta e ankesës dhe vërejtjes për shërbimet e bashkisë
Çdo qytetar që ka vërejtje lidhur me shërbimin e ofruar nga stafi i bashkisë ka të drejtë të paraqesë një ankesë. Ankesa mund të depozitohet:
- Me shkrim, në formatin e miratuar nga Këshilli Bashkiak;
- Elektronikisht, përmes sistemit të përcaktuar të bashkisë.
Ankesa mund të lidhet me:
- Shërbimin e ofruar nga punonjësit;
- Sjelljen e stafit ose drejtuesit të drejtorisë;
- Çdo problem që ka lidhje me funksionimin e shërbimit publik.
Adresimi i ankesës:
- Ankesa mund t’i drejtohet Kryetarit të Bashkisë ose një nga Nënkryetarët, sipas rastit;
- Formulari plotësohet në Zyrën e Informimit, qoftë në version standart ose elektronik.
Të dhënat që duhet të përmbajë ankesa:
- Emrin dhe mbiemrin e personit të interesuar, shoqëruar me kartën e identitetit;
- Datën dhe numrin e ankimit;
- Përshkrimin e detajuar të ankesës;
- Personi ose institucioni te cilit i adresohet ankesa;
- Çdo informacion shtesë që mund të ndihmojë në shqyrtimin dhe zgjidhjen e ankesës.
Trajtimi i ankesës:
- Ankesa merret në shqyrtim dhe merr zgjidhje brenda afateve kohore të parashikuara në ligj;
- Çdo e dhënë duhet të përshkruhet me kujdes për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes.