Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Krusheva dhe Elbasani: Udhëtim në Natyrë dhe Aventurë

Bashkëpunimi në fushën e Turizimit në dy zonat kufitare: Shqipëri (Bashkinë Elbasan) dhe Maqedoni (Komuna e Krushevës).

Nëpërmjet projektit: “Udhëtim në Natyrë dhe Aventurë” Bashkia Elbasan dhe Komuna Krushevë do të implementojnë një projekt të mbështetur nga Bashimi Evropian, nëpërmjet programit: IPA III CBC.

Periudha e zbatimit të projektit: 1.11.2025 deri më 30.06.2028

Buxheti total: 833,204.00 EUR (për të dy zonat kufitare për liderin dhe tre partnerët e zbatimit të projektit).

Bashkimi Evropian do të ofrojë grant shumën totale për partnerët në Shqipëri:

  • Bashkinë Elbasan 208190 euro donacione nga ku 15% të shumës do të mbulohet nga Bashkia Elbasan.
  • Tjetër Vizion 145,615.73 euro (15% bashkëfinancim)

Aplikanti kryesor: Bashkia e Krushevës

Partnerët:

  • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm ALKA ( në Maqedoni)

dhe në Shqipëri Bashkinë Elbasan janë:

  • Bashkia Elbasan,
  • dhe Shoqata Tjeter Vizion/Tjeter Vision, në Shqipëri.

Projekti përmirëson infrastrukturën turistike, mbështet bizneset lokale dhe ndërton një bashkëpunim më të fortë.

Rezultatet kryesore në Krushevë dhe Elbasan:

  • Një vend për nisje parashutash në Krushevë.
  • Qendra Sportive dhe Rekreative e përmirësuar në Gumenje me shtigje, ndriçim, fusha sportive dhe zona për evente në Krushevë.
  • Park aventuresk në Funar me parkim dhe shtigje të shënuara për në kanionet Dopaj (në Elbasan).
  • Trajnim për sipërmarrësit në turizmin e qëndrueshëm dhe ekonominë rrethore. (në të dy zonat kufitare).
  • Rrjet ndërkufitar për përpjekje të koordinuara turistike, (për të dy zonat kufitare)
  • Promovim që rrit dukshmërinë rajonale dhe ndërkombëtare, (për të dy zonat kufitare).

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian me 85% të fondit që do të alokohet në zonat Maqedoni (Komuna Krusheve) dhe Shqipëri (Bashkinë Elbasan).

Nëpërmjet implementimit të këtij projekti rajoni  bën një hap drejt turizmit më të fortë të aventurave dhe mundësive të reja ekonomike.