MUNDESITË PËR HIPIZËM NË ELBASAN



Ne mbështesim kurajon dhe kuriozitetin tuaj duke ju ofruar një eksperiencë unike me kuaj në natyrë.
Me siguri, profesionalizëm dhe përkushtim, ju mund të shijoni kalërimin në zonat piktoreske të Funarit, Gjinarit, Byshekut dhe përgjatë rrugës antike Egnatia.
Ky është sporti më i ri argëtues në zonë, i mundësuar nga pasioni i Egli Santos për kuajt dhe natyrën. Ejani dhe përjetoni emocionin e kalërimit në zemër të Elbasanit!
Më poshtë ju bashkangjisim dy guida që realizohen.
Guida 1: Shëtitje te Liqeni i Kryezjarrit – 1 orë
Nisja: Nga ferma
Rruga: Një ecje e qetë drejt Liqenit të Kryezjarrit
Ndalesa: 10 minuta pushim për të shijuar peisazhin dhe për t’u fotografuar
Kthimi: Rruga e njëjtë drejt fermës
Përse ta provoni këtë guidë?
Një shëtitje relaksuese në natyrë
Pamje të mahnitshme për foto magjike
Ideale për familje, çifte apo vizitorë që duan një moment qetësie
Sugjerim: Merrni një biskotë ose një pije freskuese për ta shijuar pranë liqenit!
Guida 2: Eksplorim i Byshekut dhe Vreshtave – 2.5 orë
Nisja: Nga ferma.
Ngjisim kodrën për të kaluar në vreshtat e Hajdaranit; Kalim përmes vreshtave të Hajdaranit; Zbritje në kodrën e vreshtave të rrushit të Hajdaranit; Ecje përgjatë rrugës kryesore të Hajdaranit; Shëtitje buzë kanalit ‘Naum Panxhi’
Dalje buzë Shkumbinit dhe mbërritje në Byshek
Kthimi: E njëjta rrugë, për të shijuar çdo pamje edhe një here.
Përse ta provoni këtë guidë?
Një udhëtim i pasur me natyrë, histori dhe pamje spektakolare
Mundësi për të fotografuar vreshta të gjelbra dhe peizazhe unike
Përvoja e përsosur për adhuruesit e natyrës, shëtitjeve dhe fotografisë
Sugjerim: Merrni kamera ose telefon pamjet do t’ju lënë pa frymë!
 Hipizmi Elbasan – Egli Santos
Vendndodhja: Elbasan
Kontakti: 069 440 5503
 
		