Skip to contentSkip to left sidebar Skip to footer

Open Data

Licenca Standarde për Ripërdorimin e të Dhënave të Hapura

Licenca Standarde për Ripërdorimin e të Dhënave të Hapura

(Bazuar në Ligjin nr. 33/2022 dhe Udhëzimin e Përbashkët nr. 2, datë 06.02.2025)

  1. Subjekti ofrues

Të dhënat e hapura ofrohen nga Bashkia Elbasan, përmes faqes zyrtare dhe regjistrit elektronik të të dhënave të hapura.

  1. E drejta e përdorimit
  • Të dhënat mund të përdoren, ripërdorën, shpërndahen dhe modifikohen lirisht nga çdo individ ose subjekt juridik, për qëllime jo-kufizuese, përfshirë përdorim personal, edukativ, kërkimor dhe tregtar.
  • Përdorimi i të dhënave bëhet pa diskriminim dhe në kushte të barabarta për të gjithë përdoruesit.

 

  1. Detyrimi për citim burimi

Çdo ripërdorues është i detyruar të citojë qartë burimin si më poshtë:
“Burimi: Bashkia Elbasan, të dhëna të hapura, https://elbasani.gov.al/open-data-2/]”

  1. Kufizimet
  • Të dhënat nuk mund të përdoren për:
    • Mashtrim, manipulim ose shpërndarje të pavërtetash;
    • Shkelje të privatësisë së individëve, të dhëna personale ose të dhëna konfidenciale;
    • Aktivitet të paligjshëm.

 

  1. Përgjegjësia
  • Bashkia nuk mban përgjegjësi për:
    • Saktësinë, përditësimin apo plotësinë e të dhënave;
    • Çdo dëmtim ose humbje që mund të vijë nga përdorimi i tyre.
  • Të dhënat ofrohen “siç janë”, pa garanci.

 

  1. Pa kufizime shtesë
  • Nuk lejohen barriera teknologjike apo ligjore që pengojnë përdorimin e lirë të të dhënave nga palët e treta.
  • Çdo person që ripërdor të dhënat nuk mund të vendosë kushte më kufizuese se kjo licencë mbi përdorimin e tyre.
  1. E drejta e autorit dhe pronësia
  • Të dhënat janë pronë publike dhe të mbrojtura nga legjislacioni shqiptar.
  • Licenca jepet vetëm mbi të dhënat, jo mbi logon, stemën ose elementë identifikues të institucionit.

 

  1. Përputhshmëria me licencat ndërkombëtare

Kjo licencë është e harmonizuar me modelet e Creative Commons Attribution (CC BY 4.0) dhe Open Data Commons Attribution License, për të siguruar kompatibilitet ndërkombëtar.