Organi ekzekutiv- Kryetari i Bashkisë
Organi Ekzekutiv i Bashkisë – Kryetari i Bashkisë Elbasan
Kryetari i bashkisë zgjidhet sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”. Çdo bashki ka kryetarin e saj, të zgjedhur me votim të drejtpërdrejtë nga qytetarët, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Kryetari i bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme, me të drejtë rizgjedhjeje. Mandati i kryetarit të bashkisë vërtetohet nga gjykata e rrethit gjyqësor (dhoma civile), në juridiksionin e së cilës përfshihet bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. Shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë bëhet në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, ku kryetari bën betimin sipas formulës së përcaktuar në nenin 50 të Ligjit nr. 139/2015 dhe e nënshkruan atë. Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin e betimit dhe përfundon kur betohet kryetari pasardhës. Kryetari i Bashkisë Elbasan është organi më i lartë ekzekutiv i bashkisë dhe ushtron detyrat dhe funksionet e përcaktuara në Kushtetutë, në Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, si dhe në dispozita të tjera ligjore.
Detyrat dhe Kompetencat
Sipas Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, kompetencat dhe detyrat e kryetarit të bashkisë janë si më poshtë:
a) ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit bashkiak;
b) zbaton aktet e këshillit bashkiak;
c) merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve të këshillit bashkiak, në përputhje me rendin e ditës së përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë;
ç) raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të bashkisë dhe njësive administrative përbërëse të paktën çdo 6 muaj ose sa herë kërkohet nga këshilli;
d) raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për çështje të tjera që lidhen me funksionet e bashkisë;
dh) është anëtar i këshillit të qarkut;
e) emëron, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, zëvendëskryetarin/zëvendëskryetarët e bashkisë dhe i shkarkon ata;
ë) emëron, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, administratorët e njësive administrative/lagjeve dhe i shkarkon ata;
f) vendos për emërimin ose shkarkimin e anëtarëve të organeve drejtuese të shoqërive tregtare në pronësi të bashkisë, si dhe drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi;
g) emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë të strukturave dhe njësive në varësi të bashkisë, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligjin për nëpunësin civil;
gj) ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar bashkisë si person juridik dhe është përfaqësuesi i saj në marrëdhëniet me të tretët;
h) merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, institucioneve arsimore, sociale, kulturore dhe sportive;
i) kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cenojnë interesa të bashkësisë. Në rastin e kthimit të vendimit, këshilli mund të miratojë të njëjtin vendim vetëm me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve;
j) miraton strukturën, organikën dhe kategoritë/klasat e pagave për çdo pozicion të shërbimit civil dhe rregulloret bazë të administratës së bashkisë dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
k) emëron dhe shkarkon nëpunësit vendorë për barazinë gjinore;
l) kujdeset për mbledhjen dhe përpunimin e statistikave vendore, të ndara sipas gjinisë, dhe siguron publikimin e tyre.
Të dhëna për arsimimin dhe kualifikimet
(Plotësohet sipas informacionit zyrtar)
Vendimet
(Plotësohet sipas vendimeve dhe urdhrave të publikuar)
Komunikime me Këshillin Bashkiak
Orari i pritjes së qytetarëve
E Enjte: 08:00 – 16:00