Portali “Mësues për Shqipërinë”
Informacion mbi procedurat e emërimit me portal
Emërimi i mësueseve të arsimit parashkollor, me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme, realizohet duke respektuar rendisjen e kandidatëve në portalin “Mësues për Shqipërinë”, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.
Bashkia Elbasan menaxhon procesin në nivel vendor dhe bazuar në vendet e lira të shpallura nga institucionet arsimore, identifikon dhe njofton kandidatët sipas renditjes përkatëse në portal.
Thirrja për punësim bëhet zyrtarisht me email.
Çdo kandidat ka të drejtën të pranojë vendin e punës, ose refuzojë ofertën, duke e konfirmuar vendimin me email ose me deklaratë pranë zyrave të Bashkisë.
Procesi zhvillohet duke respektuar parimet e transparencës, meritokracisë dhe barazisë së mundësive.
Parimet e procesit
Procesi i emërimit të mësueseve të arsimit parashkollor përmes portalit “Mësues për Shqipërinë” zbatohet nga Bashkia Elbasan në nivel vendor, duke respektuar parimet e mëposhtme:
- Transparenca
Bashkia administron procesin e thirrjes së kandidatëve sipas renditjes zyrtare në portal dhe siguron njoftimin e tyre përmes komunikimeve zyrtare, duke garantuar qartësi dhe informim të plotë.
- Meritokracia
Bashkia respekton renditjen e kandidatëve në portal dhe dërgon për punësim kandidatët sipas kësaj renditjeje, pa ndërhyrje subjektive apo përzgjedhje jashtë kritereve.
- Barazia e mundësive
Çdo kandidat trajtohet në mënyrë të barabartë gjatë procesit të thirrjes, pranimit apo refuzimit të vendit të punës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Ligjshmëria
Bashkia zbaton procedurat e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë punësimin në arsimin parashkollor.
- Përgjegjshmëria institucionale
Bashkia dokumenton dhe administron çdo hap të procesit, nga thirrja e kandidatëve deri në konfirmimin e pranimit ose refuzimit të vendit të punës.