Skip to contentSkip to left sidebar Skip to footer

Projekti Green Elb

Projekti “Energjia e Gjelbër dhe e Qëndrueshme në Ndërtesat e Elbasanit”

Përse ky projekt?

Rrugëtimi i Elbasanit drejt neutralitetit klimatik përballet me sfida të ndjeshme, veçanërisht në sektorin e ndërtesave. Inventari i parë i gazeve serrë i qytetit tregon se ndërtesat janë kontribuesit kryesorë të emetimeve, ku konsumi i energjisë elektrike përbën 28.3%, ndërsa energjia jo-elektrike shton edhe 15.9% të emetimeve totale. Ndërtesat e banimit privat janë burimi kryesor, përgjegjëse për 96.8% të këtyre emetimeve.

Në këtë kuadër, Bashkia e Elbasanit, në partneritet me Institutin e Kërkimeve Urbane (URI), po zbaton projektin “Energjia e Gjelbër dhe e Qëndrueshme në Ndërtesat e Elbasanit – GreenElb”, një project i cili synon përmirësimin e efiçiencës energjetike të ndërtesave private në qytet. Projekti mbështetet përmes Programit të Qyteteve Pilot NetZeroCities në kuadër të Misionit të BE-së për Qytetet Neutrale ndaj Klimës

Si pjesë e këtij projekti, do të përzgjidhen 20 ndërtesa pilot në lagjen “Vullnetari” për tu bërë pjesë e një studim të detajuar të efiçiencës energjetike në ndërtesa dhe për të krijuar një model të replikueshëm për rikonstruksionin e ndërtesave në të ardhmen.

Pse duhet të aplikoni?

Nëse ndërtesa juaj përzgjidhet si pjesë e 20 ndërtesave pilot, ju do të përfitoni:

Auditim energjetik profesional falas të ndërtesës suaj

Vlerësim teknik të potencialit për përmirësimin e efiçiencës energjetike

Analizë të detajuar të konsumit aktual energjetik dhe kursimeve potenciale

Plan të personalizuar për përmirësimin e efiçiencës energjetike

Mundësi prioritare për të aplikuar në programe të ardhshme financimi për rikonstruksione

Kush mund të aplikojë?

Mund të aplikojnë:

Pronarët e ndërtesave private në lagjen “Vullnetari”

Administratorët e ndërtesave shumëfamiljare me autorizim nga banorët

Qiramarrësit me autorizim nga pronari

Si të aplikoni?

Aplikimi është i thjeshtë dhe kryhet përmes një formulari vetëdeklarimi, i cili mund të aksesohet në dy mënyra:

1. Online:

Vizitoni faqen zyrtare të Bashkisë Elbasan –  elbasani.gov.al

Shkarkoni formularin ose plotësojeni direkt online

Dërgoni formularin e plotësuar në adresën e email-it: greenelbeu@gmail.com

2. Fizikisht:

Merrni formularin në zyrat “One Stop Shop” në Bashkinë e Elbasanit

Plotësoni formularin me të dhënat e kërkuara

Dorëzojeni formularin në sportelin e dedikuar pranë Bashkisë

Afati i aplikimit

Aplikimet pranohen deri më 20 Qershor 2025

Dokumentet e nevojshme për aplikim

Formulari i aplikimit i plotësuar dhe i nënshkruar

Kopje e dokumentit të identifikimit të aplikuesit

Kriteret e përzgjedhjes

Ndërtesat do të përzgjidhen sipas kritereve të mëposhtme, përmes një vetdeklarimi:

Mosha e ndërtesës: Prioritet kanë ndërtesat e ndërtuara para vitit 1990

Madhësia dhe tipologjia: Ndërtesa të ndryshme për të siguruar diversitet në studim

Performanca energjetike aktuale: Prioritet kanë ndërtesat me konsum të lartë energjie

Integriteti strukturor: Ndërtesa që mund të rikonstruktohen pa ndërhyrje të mëdha strukturore

Potenciali për integrim të energjisë së rinovueshme: Ndërtesa me orientim dhe sipërfaqe të përshtatshme për panele diellore

Impakti socio-ekonomik: Prioritet për familjet në nevojë ekonomike

Struktura e pronësisë: Ndërtesa me pronësi të qartë dhe pa konflikte

Përputhshmëria me politikat e Bashkisë: Ndërtesa në zona prioritare sipas planeve të zhvillimit

Procesi i përzgjedhjes
Pas përfundimit të vlerësimeve, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen dhe do të kontaktohen nga stafi i projektit.

Për më shumë informacion

Email: greenelbeu@gmail.com

Telefon: +355 54 400 152

Adresa: Zyrat e Bashkisë Elbasan (Rajoni nr.4), One-stop shop

Orari: E Hënë – E Premte, 08:00 – 16:00

Bëhuni pjesë e transformimit të Elbasanit drejt një qyteti më të gjelbër dhe me efiçiencë energjetike!

Projekti “Energjia e Gjelbër dhe e Qëndrueshme në Ndërtesat e Elbasanit” financohet në kuadër të programit SGA NZC 101121530 – Subgrant – PCP3 – Elbasan, me qëllim mbështetjen e Bashkisë Elbasan për të arritur objektivat e reduktimit të emetimeve të gazrave serë deri në 2030.

Ju faleminderit per bashkepunimin.