Skip to contentSkip to left sidebar Skip to footer

Shërbimet e Zyrës

Shërbim Online

Vizitoni faqen tonë online dhe gjeni informacione mbi ofertën arsimore dhe ofertën e trajnimeve në Elbasan. Mësoni më shumë mbi profesionet dhe mundësitë për karrierë nëpërmjet përshkrimeve dhe videove informuese të një liste prej 100 profesionesh me perspektivë në tregun shqiptar dhe më gjerë. Gjithashtu mësoni më tepër mbi shërbimet e zyrës së karrierës, Bashkia Elbasan dhe qëndroni të përditësuar me kalendarin e aktiviteteve.

https://elbasani.gov.al/sherbimet/keshillimi-karrieres/

Sesione informimi dhe këshillimi në grup

Zyra e Karrierës do të zhvillojë në mënyrë periodike seanca informimi dhe këshillimi në grup, me tematika të caktuara mbi zhvillimin e karrierës. Këto sesione do të zhvillohen pranë ambjenteve të zyrës së karrierës, por edhe pranë mjediseve të shkollave dhe të universitetit sipas një plani vjetor aktivitetesh. Këto sesione do të kenë në fokus menaxhimin e karrierës dhe zhvillimin e aftësive të buta dhe do të administrohen nga këshilluesit e karrierës por edhe nga të ftuar ekspertë. Ju ftojmë të na ndiqni në mediat tona sociale për tu infomuar mbi këto aktivitete.  

Seanca Këshillimi Individual

Në këto bashkëbisedime të shkurtra dhe të strukturuara do të trajtojmë pyetjet që keni mbi mundësitë e arsimimit, formimit në fusha të ndryshme, mundësitë e punësimit për profesione të caktuara, ofertat aktuale të praktikave. Mirëpresim edhe prindërit, të cilët mund të vijnë vetëm, ose me fëmijën për të bërë një bisedë njohëse dhe orientuese.

Nëse jeni duke zgjedhur një profesion, apo jeni duke eksploruar interesat dhe aftësitë tuaja kundrejt mundësive në tregun e punës, apo doni të qartësoni mendimet dhe ambiciet, mund të shkëmbeni me një këshillues profesionist për t’ju ndihmuar me vendimmarrjen dhe planifikimin e hapave të mëtejshëm.

Teste vlerësuese

Pjesë e procesit të këshillimit individual janë edhe testet vlerësuese. Këto teste, të sugjeruara nga këshilluesi i karrierës sipas nevojës, do t’ju ndihmojnë të hulumtoni më tej fushat e interesit dhe kompetencat, të vlerësoni identitetin profesional, të analizoni nevojat për këshillim dhe orientim, sikurse dhe vështirësitë në vendimmarrje që mund të jeni duke hasur gjatë rrugëtimit profesional.

Testet e karrierës janë teste ndërkombëtare të standardizuara sipas nevojave të kontekstit shqiptar. Këto teste administrohen nga këshilluesit e karrierës të cilët janë trajnuar për interpretimin e rezultateve.

Për të realizuar testin, klikoni në linkun: www.testekarriere.al