Qendra Sociale Balashe

Qendra Sociale Balashe një ent shërbimesh për të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar, qënder kjo e cila është projektuar dhe financuar fillimisht nga Departamenti i Politikave të Ministrise së Punes dhe Politikave Sociale të Republikës së Italise dhe në marrëveshje me Ministrinë e Puneve dhe Ҫështjeve Sociale të Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Bahkinë e Elbasanit dhe Administratën e Përgjithshme të Ndihmës dhe Shërbimeve Sociale.

Të gjitha shërbimet aplikohen dhe ofrohen në bazë të kritereve të fiksuara nga Ministria e Punës dhe Ҫështjeve Sociale të Bashkisë Elbasan. Qendra e cila ka një karakter polivalent, kërkon të bëhet një shembull integrimi i shërbimeve sociale duke i ardhur në ndihmë kategorive të cilat gjënden në vështirësi sociale.
Shërbimet e ofruara nga QSB janë:
Qendra Ditore: – Fizioterapi: disponon një palestër të pajisur për fizioterapi


– Momente shoqërizimi: Në qendër gjenden ambiente të brendshme dhe të jashtme, një sallë polivalente në të cilën përfituesit takohen për te zhvilluar aktivitete krijuese si lojra, festa, shikimi i TV, lexim libri, domino, letra etj.. apo dhe ekskursione.

– Laboratore të terapisë:


ku zhvillohen teori dhe praktikë për realizimeve të projekteve të ndryshme me artikuj të ndryshëm (kartona, lule, shporta, vizatim etj).
– Mensa: Gatime tipike shqiptare, ambjent mikpritës dhe i pastër

- Lavanteri: ofron shërbimin lavanteri për nevojat e përfituesve
– Asistencë shtëpiake: i drejtohet personave të moshuar dhe atyre me aftësi te kufizuar në kushte të një pamundësie fizike për të marrë shërbim në qendër. I dërgohet vakti ushqimor në banesë.
– Asistencë infermieristike: Përfituesit marrin shërbime infermieristike falas.
Shtëpia e të Moshuarve:
Për të moshuarit e vetmuar dhe në nevojë, ofrohet shërbimi rezidencial 24 orë. Në procesin e hartimit të standardeve është mbajtur parasysh arritja e një niveli të caktuar shërbimesh, që garantojnë mjedis të sigurt për të moshuarit, përkujdesje cilësore në përputhje me mundësitë e shoqërisë dhe jetesë sa më aktive për ta.


Qendra Komunitare Rome:
Qendra Komunitare Rome është një projekt i financuar nga PNUD në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan ku ofrohet mbështetje edukative dhe arsimore për fëmijët dhe të rinjtë për njohjen e gjuhës shqipe si dhe zhvillon elemente të traditës të komunitetit nëpërmjet kurseve dhe aktiviteteve komunitare. Zhvillohen tema ndërgjegjësuese me të rinjtë dhe gratë e komunitetit.

