Skip to contentSkip to left sidebar Skip to footer

Shërbimi i Arsimit Parashkollor

​​​​Drejtoria e Politikave të Arsimit Parashkollor dhe Edukimit është institucion në varësi të Bashkisë Elbasan dhe është përgjegjëse për sigurimin e cilësisë së shërbimit arsimor parashkollor në Bashkinë Elbasan. 

Funksionet e saj janë: 

– Mbështet Bashkinë në hartimin e politikave të zhvillimit në fushën e arsimit parashkollor në nivel bashkie, duke marrë parasysh veçoritë demografike, të terrenit, të zhvillimit ekonomik dhe të infrastrukturës vendore. 

– Ndjek realizimin e politikave rajonale në përputhje dhe në zbatim të strategjisë kombëtare të zhvillimit të arsimit. 

– Harton projekte me karakter vendor dhe zbaton projekte me karakter kombëtar në fushën e rinisë. 

– Ndjek me përparësi cilësinë e shërbimit të arsimit parashkollor duke marrë të gjitha masat për shtrirjen e tij. 

– Zbaton kurikulën e arsimit parashkollor dhe zhvillon elementët rajonalë të saj. ​

– Realizon vlerësimin real të cilësisë së shërbimit të ofruar. 

– Organizon dhe realizon trajnimin dhe kualifikimin e personelit mësimdhënës të kopshteve që ka në varësi.

Çerdhet dhe Kopshtet ne Bashkine Elbasan

Lista e plote…

​​Renditja e aplikimeve te portalit “Mësues për shqipërinë”2019,  profili: Arsimi Parashkollor Bashkia Elbasan​​​