Standartet dhe procedurat e kërkesës
Procedura për të bërë një kërkesë për informacion:
- Paraqitja e kërkesës:
Qytetari paraqitet në Zyrën e Informimit Qytetar dhe i drejtohet punonjësit përkatës për marrjen e kërkesës, sipas strukturës së organizuar në Rregulloren e Bashkisë. - Përmbajtja e kërkesës:
Kërkesa duhet të përmbajë:- Emrin dhe mbiemrin e personit të interesuar, të shoqëruar me kartën e identitetit;
- Datën dhe numrin e kërkesës;
- Adresën dhe numrin e kontaktit të personit që kërkon informacionin;
- Përshkrimin e detajuar të informacionit të kërkuar.
- Mbështetja për përshkrimin e informacionit:
Specialistët përkatës ofrojnë ndihmë për të përshkruar me saktësi informacionin e kërkuar dhe çdo të dhënë shtesë që mund të ndihmojë në plotësimin e kërkesës. - Forma e përgjigjes:
Qytetari specifikon formën në të cilën dëshiron të marrë përgjigjen:- Postare
- Elektronike
- Dorazi (nëse nuk mund të jepet ndryshe)
- Protokollimi i kërkesës:
Pas plotësimit, një kopje e kërkesës i vihet qytetarit në dispozicion, e pajisur me numrin e protokollit për ndjekje.
Adresa postare/elektronike për dërgim të kërkesës për informim:
Modeli standart i kërkesës
Afatet për marrjen e përgjigjes:
Bazuar në nenin 15 të ligjit 119/2014 “ Për të drejtën e informimit”:
- Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
- Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një autoriteti tjetër, ai kthen përgjigje jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.
- Afati i parashikuar në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:
- nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;
- nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit;
- nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës. Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.
Bazuar në ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”: E drejta e informimit mund të kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse dhënia e informacionit dëmton interesat e subjektit qe i disponon ato.
Në këtë rast kërkesa e qytetarit pranohet dhe pasi shqyrtohet në drejtorinë përkatesë,i jepet një përgjigje e arsyetuar, mbështetur në ligjin “Për të drejtën e informimit”.
Procedura që duhet ndjekur për të bërë një ankesë për mosdhënie informacioni:
Në rast të mosdhënies së një informacioni të kërkuar, në mbështetje të ligjit të sipërcituar “Për të drejtën e informimit”, çdo qytetar ka të drejtë të paraqesë ankimim pranë autoritetit përkatës, sipas procedurave të parashikuara nga ligji.
Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, ka të drejtë të paraqesë ankimim në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
Ankimi pranë Komisionerit paraqitet brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune nga dita kur:
- ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e dhënies së informacionit; ose
- ka kaluar afati i parashikuar nga ligji për dhënien e informacionit, pa marrë përgjigje.
Mund të shkarkoni formularin e ankesës këtu
Formularin e ankesës të plotësuar mund ta dërgoni pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nëpërmjet:
- postës elektronike në adresën: info@idp.al
- dorëzimit personal (dorazi) pranë zyrës së Komisionerit
- postës, në adresën: Rruga “Abdi Toptani”, Tiranë.