Skip to contentSkip to left sidebar Skip to footer

Tarifat dhe shërbimet

  • Tarifat mujore (ushqimi, qëndrimi, çerdhet)

Në institucionet publike të arsimit parashkollor (çerdhe dhe kopshte), tarifat aplikohen sipas rregullimeve në fuqi dhe lidhen me shërbimet e ofruara.

Kuota ushqimore

  • Kuota ushqimore është 200 (dyqind) lekë në ditë, dhe llogaritet sipas ditëve reale të frekuentimit të fëmijës në çerdhe apo kopsht.
  • Kategoritë që përfitojnë lehtësira ose përjashtime nga pagesa

Nga pagesa e kuotës ushqimore përjashtohen këto kategori fëmijësh:

  • Fëmijët e nënave që disponojnë Urdhër Mbrojtjeje;
  • Fëmijët nga familje monoprindërore që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Përfitimi nga përjashtimi kryhet mbi bazën e dokumentacionit përkatës, i cili administrohet nga Bashkia.

  • Menuja ushqimore

Menuja ushqimore në çerdhe dhe kopshte hartohet dhe zbatohet në përputhje me udhëzimin përkatës të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies sociale, duke garantuar:

  • Ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar;
  • Respektimin e normave ushqimore sipas grupmoshës;
  • Siguri dhe standarde higjieno-sanitare.

Menuja monitorohet rregullisht dhe synon të mbështesë rritjen e shëndetshme dhe mirëqenien e fëmijëve.