Skip to contentSkip to left sidebar Skip to footer

Transparenca dhe të dhëna

Transparenca dhe të dhëna

–  Statistikë për sipërfaqet pyjore në bashki

Pyjet dhe kullotat përbëjnë gjysmën e fondit të tokës në Republikën e Shqipërisë, statistikat e pyjeve i referohen si fondit pyjor publik, ashtu fondit pyjor privat.

Statistikat e pyjeve sigurojnë të dhëna të përgjithshme dhe specifike mbi prodhimin e lëndës drusore dhe asortimentet kryesore, shfrytëzimin e produkteve nga pyjet si dhe të dhëna mbi bilancin kadastral të fondit pyjor.

Të dhënat për kullotat ofrojnë informacion për pronësinë, madhësisë, vendndodhjen dhe kohën e shfrytëzimit të tyre sipas stinëve.

Të dhëna për biodiveristetin japin informacion për zonat e mbrojtura sipas kategorive, specieve të kërcënuara dhe të mbrojtura, për florën dhe faunën.

Informacionet statistikore për pyjet dhe biodiversitetin i referohen të dhënave administrative.

Nga të dhënat e rregjitrave kadastralë të fondit pyjor të Bashkisë Elbasan rezultojnë sipërfaqet pyjore të rehabilituara me pyllëzim për 5-vjeçarin 2020-2025 si më poshtë vijon:

Por mbetet për tu theksuar se përveçse investimet e realizuara dhe planifikuara nga Bashkia Elbasan, një zë të rëndësishëm kanë zënë edhe kontributi që kanë dhënë donator të ndryshëm që kanë si prioritet të tyre zbutjen e ndryshimeve klimatike, mbetet për tu përmendur këtu kontributi i IUCN me projektin e tyre të realizuar në ekonominë pyjore Polis-Vasjan të ndërthur me disa lloj aktivitetesh si:

– Pyllëzim = 8.2 ha

– Prita me gardhe çift 24 ml (8 copë prita malore)

– Prita me gardhe çift 40 ml (10 copë prita malore)

  • Raporte periodike mbi menaxhimin dhe monitorimin.
  • Përshkrim zjarresh në pyje dhe kullota (Siperfaqe pa dëmtuar kurorën)
    • Zjarret në vitin 2023 = 11.4 ha
    • Zjarret në vitin 2024 = 267.4 ha
    • Zjarret në vitin 2025 – … = 47.8 ha
  • Shkatërrim i fondit pyjor nga furtuna:

Gjatë vitit 2024 dhe 2025 janë thyer dhe/ose shkulur nga furtuna 3464.6 m3 material drusor, nga i cili 859.8 m3 lëndë punimi dhe 2606.4 m3 dru zjarri.

  • Rritja vjetore e pyjeve sipas llojeve:

Llojet kryesore janë Ahu, Pisha e zezë, dushqet, pisha mesdhetare, Shkozë e zezë, Mare, Frashër dhe fletorë të tjerë, me një rritje mesatare vjetore 0.9 m3/ha/vit.

  • Sasia vjetore e vjelë, shfrytëzuar, ndarë në lëndë punimi dhe dru zjarri:
    • Harta e ekonomive pyjore.