Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Transporti

Nje risi e transportit eshte sherbimi yne i ri qe mund ta gjeni:

Transporti Inteligjent​

  • Sektori i Transportit në Bashki ndjek problemet e organizimit si dhe ushtron kontroll për zbatimin e akteve ligjore e nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e transportit, nga subjektet shtetërore apo private që kryejnë aktivitet në këtë fushë.
  • Harton studime për përmirësimin e planit të transportit urban dhe skemës së qarkullimit të mjeteve në qytet.
  • Planifikon dhe ndjek intinerarin dhe oraret e linjave të miratuara në nisje e kthim për transportin e udhëtarëve në linjat urbane qytetëse, rrethqytetëse e ndërqytetëse si dhe vendqëndrimet e mjeteve taksi dhe mjeteve me linja të rregullta në përputhje me kërkesat e planit të transportit urban të miratuar në Këshillin Bashkiak.
  • Është përgjegjës për mirëfunksionimin e transportit publik urban në qytet, dhe monitoron zbatimin e kontratës së sipërmarrjes së transportit urban nga subjektet kontraktues.
  • Bashkërendon punën me sektorin e ndërmarrjes shërbimeve publike që mbulon fushën e dekorit dhe sinjalistikës në drejtim të vlerësimit të detyrave të dhëna dhe të mirëmbajtjes sinjalistike në tërësi.
  • Ndjek problemet në vazhdimësi që lidhen me sinjalistikën rrugore në tre komponentët bazë të saj (sinjalistika elektronike, horizontale dhe sinjalistika vertikale ) dhe planifikon detyrat për plotësimin në përputhje me kërkesat e kodit rrugor.
  • Organizon dhe kontrollon zbatimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga drejtuesit e mjeteve në bashkëpunim me drejtorinë e policisë (sektorin e qarkullimit rrugor dhe policinë bashkiake).
  • Bashkërendon punën me specialistët e tjerë të drejtorisë ose drejtorive të tjera brenda Bashkisë që lidhen me problemet e transportit në qytet.
  • Harton planin e punës dhe kontrollon gjendjen e punimeve të sektorit të sinjalistikës pranë ASHP.
  • Ndjek problemet teknike dhe të mirëmbajtjes të automjeteve të Bashkisë duke respektuar shpenzimet e miratuara në Këshillin Bashkiak.
  • Kontrollon punën e mbikëqyrësit të operatorit privat për transportin urban të qytetit.

Shkarkoni këtu…​

Per me shume informacion klikoni: http://www.transporti.gov.al/​