Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 18 Qershor 2021

Muzeu Etnografik

 

Në qendër të qytetit të Elbasanit, shumë pranë Rrapit të Bezistanit, ndodhet një shtëpi karakteristike, e cila në vitin 1986 u kthye në Muze Etnografik. Shtëpia e Sejdinëve, siç njihet, iu dhurua shtetyit nga familja. “Në planin kompozicional dhe në përgjithësi në konceptimin e saj funksionalo -arkitektonik, kjo banesë u ngjan shumë banesave me çardak që ndodhen në Berat e Shkodër,” thotë drejtori i Muzeut Etnografik Kreshnik Belegu. Ndërtesa përbëhet nga dy kate, kati i parë ka qenë përdorur si magazinë ku futeshin prodhimet bujqësore, si edhe ka disa ambjente muzeale, koridorin, dhomën e leshrave, dhomën e metaleve, si dhe dhoma e tabakëve. Kati i dytë ka qenë përdorur si vendbanimi dhe përbëhet nga koridori i madh, dhoma e punës së vajzave, dhoma e grave, dhoma e burrave, si dhe dhoma e nuses. Banesa është restauruar nga Insituti i Monumenteve të Kulturës në vitin 1983 – 1985, dhe në vitin 1986 ambjentet e shtëpisë u përshtatën duke u kthyer në muze etnografik. “Muzeu përmban kuadrin historik, zejtarinë, me rreth 80 lloje zejesh, veshjet , tipin e banesës qytetare karakteristike elbasanase” thotë Belegu.

Ai shton se “në muze ruhen me fanatizëm prodhimet artizanale të bëra nga qytetarë të ndryshëm elbasanas, si edhe një sërë dokumentash të cilat flasin për historinë e qytetit të Elbasanit”. Nuk mungojnë kostumet e burrave të cilat i gjen të varura në dhomën e burrave. Belegu deklaron se “kostumet e burrave dhe grave të punuara nga rrobaqepësit e talentuar elbasanas, shquheshin për stilin e veçantë shqiptar, si një mozaik i pasur veshjesh që pasqyronin tiparet e krahinës etnografike”. Për të mos harruar mjeshtërinë e terzinjve ku shquhen për punimin e jelekëve, xhamadanëve, xhybeve, dollomaneve etj

Të gjitha këto të bëra me copa të kushtueshme, zbukuruar me motive vendase të thurur me gajtane e tel argjendi, ose ari. Veglat e punës të këtyre kostumeve ishin gërshëra, gjilpëra, kuti, hekuri me zjarr etj. Sipas Belegut, “kostumet e burrave e të grave dalloheshin për bukurinë dhe elegancën e çmoheshin shumë nga të huajt. Një dolloman apo xhybe e kategorisë së parë e punuar me copë kadife të kuqe të importuar që përdorej nga aristokracia e lartë arrinte një shumë të madhe”. Në muze gjen punime të metalpunuesve, artizanëve, dru punuesve, armëtarëve, leshpunuesve, guri i varrit të Mark Sabidit, i cili vërteton vendodhjen e qytetit të Elbasanit, ruhet në Muzeun Etnografik edhe në ditët tona.Gjithashtu në muze ndodhet edhe dokumenti më i vjetër arkeologjik basorelievi i skalitur në gur, stela me figurën e nuses ilire, si edhe vegja e tezgjahu që përdoreshin nga gratë të cilat endin pëlhura dhe qilima, etj. Muzeun Etnografik të qytetit të Elbasanit, i cili mbart brenda një pasuri të vyer të historisë së qytetit e vizitojnë çdo vit me qindra të huaj.

Kisha e Shën Kollit (Shelcan, Elbasan)

Kisha e Shën Kollit është një vend i trashëgimisë kulturore në Shelcan, të qarkut të Elbasanit, në qarkun e Elbasan, Shqipëri. Në këtë vend, kjo është një lloj i “Arkitekturës”, e cila u miratua nga numrat 586 / 4874, me 17.03.1948 e 23.09.1971 “.

1. Përshkrimi dhe historia.

Kjo kishë është e famshme për afresket e piktorit të madh shqiptar të shekullit të QYTETIT, “Onufri”. Unë kam qenë njenefeshe, me një portik në më vonë e jugut, dhe që të perëndimor. Në naos arrihen nga perëndimi dhe jug. Kisha është guri të çrregullta, dhe ai është i mbuluar me çati me kapriata pa tjetër, e rivendosjes së të vitit 1969. Pse është zonë e dating, duke filluar me teknikat, dhe ndërtimin e dy-tre rreshta tullash horizontale, supozohet që, nëse ju i përmbushni të fundit të shekullit të QYTETIT.

Kisha Shën Vladimir

Shën Jovan Vladimir , mbreti serb, siç shkruhet në kalendarin kishtar të cilin e publikon Kisha ortodokse Serbe , festohet me 4 Qershor ( 22 Maj sipas kalendarit të vjetër). U rrit në një familje me rrënjë fisnikësh të sundimtarëve serbë të cilët administronin principatat në Zahumlje dhe Prevalitane (Duklja ose Zeta). Vladimiri trashëgoi në fund të shekullit të X administrimin mbi tokat e të atit dhe xhaxhait. Fronin e pati në Krajinë, afër Liqenit të Shkodrës, tek kisha e Marisë së Shenjtë.
“ Njeri i drejtë, paqësor dhe plot me virtyte” siç e ka përshkruar historiani bizantin Kedrin, princi Jovan Vladimir në rininë e hershme mësoi artin e luftës por edhe Librin e Shenjtë.
Historiani i lashtë sllav Pop Dukljanin në librin e tij “ Mbreteria e sllovenëve” ( Regnum Slavorum) , dhe ava Justin në “ Jetëshkrimet e të Shenjtëve” përshkruajnë se si car Samuili e rrethoi ushtrinë e princ Vladimirit të kodrat e Oblikës. Atë e trathtoi nje nga princat lokalë dhe Samuili e burgosi në Prespë.
Samuili i dha vajzën e tij Kosarën, dhe I ktheu principatën, dhe I dha dhe Durrësin . Pas disfatës së Samuilit nga Vasili I II I Maqedonisë, Jovan Vladimiri u vra nga një komplot nga Ivan Vladislavi, sundimtari I fundit bullgar. Ai u varros në Prespë, dhe eshtrat e tij më vonë u çuan në Krajinë, ku janë prehur deri në vitin 1215 kur grekët u dërguan në Durrës. Nga Durrësi eshtrat u kthyen në Elbasan në vitin 1381 pasi Karl Topia e rindërtoi nga themelet. Që atëherë emrit të tij Vladimir iu shtua dhe Jovan, me shumë gjasa sipas Shën Jovan Pagëzorit, të cilit gjithashtu i qe prerë koka.
Sot ato ndodhen të varrosura në tryezën e shenjtë të Kishës qendrore në Tiranë. Koka e tij ruhet si një nga rekvizitet me të çmuara, në kishën e manastirit bullgar Zograf në Malin e Shenjtë. Çdo vit , karvan i pelegrinëve shkon deri në Elbasan , në manastirin e Jovan Vladimirit, aty shërbehet liturgjia dhe pas bëhet kthimi në Tiranë.
Kulti i Shën Jovan Vladimirit është i ngulitur thellë në besimin e poopujve serb, shqiptar, grek, bullgar dhe maqedon. Populli e respekton këtët të shenjt si çudibërës. Elbasani dhe Tivari e festojnë si mbrojtësin e tyre. Në vitin 1925 i është kisha tek Manastiri i Shën Naumit, në liqenin e Ohrit, si dhe në Bar (Tivar), ku është ndërtuar një tempull madhështor . Në qendër të këtij qyteti i është ngritur dhe një përmendore.
Shën Jovan Vladimir u bë drita e Kishës Ortodokse dhe mishërimi i ortooksëve por edhe i shumë myslimanëve dhe katolikëve. Siç thotë dhe Mitropoliti Amfilohije, duke iu kthyer lutjes së Shën Jovan Vladimirit dhe duke iu kthyer kujtimit të tij, i kthehemi vetvetes, burimeve dhe udhërrëfyesve tonë të përjetshëm.

Funar

Funari, perla e pazbuluar turistike mes katër liqeneve

Rreth 20 kilometra larg qytetit të Elbasanit ndodhet një nga perlat turistike thuajse të pashkelura të qytetit të Elbasanit. Janë të paktë ata që e njohin Funarin, i cili ka nën administrimin e tij 17 fshatra dhe rrethohet nga 7 male dhe përshkohet nga tre përrenj, Zaranika, Kusha dhe Zalli i Korrës. Funari është një zonë e pasur me pyje dhe me katër liqene apo rezervuarë të ndarë dy brenda fshatit dhe dy të tjerë të fshehur pas maleve që e rrethojnë atë.

Deri pak kohë më parë, Funari ishte thuajse i harruar për nga vetë infrastruktura e amortizuar, pasi duheshin tri orë për rrugën që sot mund ta përshkosh për 1 orë. E pasur me pyje pishash dhe dushku, Funari ofron një klimë të shëndetshme që, nëse i shtojmë dhe gatimet tradicionale të zonës, bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavën. Por jo vetëm kaq, kjo zonë mund të jetë një destinacion edhe për të pasionuarit pas peshkimit. Petriti është një banor i qytetit të Elbasanit, një peshkatar i njohur nga banorët e Funarit.

“Edhe pse dikur kapja shumë krap, krap pasqyrë si edhe ballgjanë, tashmë këto lloje peshku janë me pakicë, për shkak të moskujdesit vitet e fundit. Por sot janë vetë banorët ata që i kushtojne vëmendje duke bërë të mundur rikthimin e këtyre lloj peshku në liqenet e tyre. Është peshk i shijshëm, ka pak nevojë për kujdes, dhe vetëm me peshkun e këtyre liqeneve Funari do të jetë shumë i vizituar”, shprehet peshkatari i vjetër, i cili shprehet me nostalgji për Funarin e dikurshëm.

Kur ishte komunë, shumë pak turistë vendës por edhe të huaj e vizitonin Funarin, ndërsa vitet e fundit me marrjen nën administrim të Bashkisë së Elbasanit, kjo zonë është bërë tepër e vizitueshme. Ishte një iniciativë për t’i dhënë zonës atë që me të vërtetë meritonte, emrin “Funari Turistik”, duke shpallur edhe datën 26 mars ditë feste për promovimin e turizmit në këtë zonë, si edhe kthimin e kësaj feste në traditë. RRUGA Për të shkuar në Funar duhet të përshkosh një rrugë të gjatë, me shumë fshatra. Së pari të përshëndet përroi i Zaranikës, dhe në rrëzë të saj qëndron si relikte e vjetër, por funksional edhe sot, Mulliri i Ndreut.

Ka mbi 100 vjet që është ngritur dhe ka qenë gjithmonë në shërbim të malësorëve të zonës. Këtu vinin dikur fshatarët nga Braneshi e Bixëllenja, Rrila e Bashabuni me kafshët e ngarkuara me nga dy thasë të endur me lesh dhie, mbushur me misër e prisnin radhën me orë të tëra për të bluar. E vështirë është disi ngjitja në brinjën e Braneshit. Është një e përpjetë thikë, derisa të dalësh në fushën e Funarit, rreth 6 km më lart.

HISTORIA

Nga kjo zonë kanë dalë edhe shumë burra të mençur që kanë lindur e jetuar këtyre anëve. Emrat e tyre përmenden edhe sot. Selim Meta nga Balza e dha jetën në përpjekje me forca diversante, pak kohë pasi ishte çliruar vendi nga pushtuesit, dhe u përjetësua në këngën e solistëve elbasanas. Isuf Deliu nga Mollagjeshi ishte patrioti me nam, që u shërbeu bashkëfshatarëve, jo vetëm si drejtues gjatë luftës, por edhe hoxhë i fshatit.

Ishte i zgjuar dhe gëzonte respektin e te të gjitha shtresave e për këtë arriti të bëhet edhe shef i seksionit të bujqësisë të rrethit të Elbasanit në kohën më të vështirë. Në Mollagjesh u hap shkolla që në vitin 1932, si një ndër shkollat e para pas asaj Normale dhe pas dy të tjerave, njëra hapur në Shpat të Elbasanit e tjetra në Vrap të Peqinit. Dy burrat e Mollagjeshit, Isuf Deliu dhe Sali Çela, morën udhën në këmbë drejt Ministrisë së Arsimit të kohës dhe siguruan pas një argumentimi këmbëngulës një dokument për hapjen e shkollës.

Dhe ndonjë skeptiku, që nuk pranonte të sillte fëmijën në shkollë, Sali Çela iu përgjigj me shembullin e tij konkret. Ai i preu flokët njësoj si një djali vajzës së tij të vetme dhe e dërgoi atë i pari në dhomën me lagështirë që shërbeu si shkollë fillimisht. Ismail Kaca nga Bixëllenja ishte përfaqë- sues i Ballit Kombëtar e Rrapush Hyka në Korrë, përfaqë- sues i Legalitetit, por gjithçka e vunë në shërbim të banorëve të Funarit.

Byshek

Bysheku është një nga pikat turistike më të afërta dhe më të bukura të Elbasanit.

I ndodhur vetëm 4 km larg qytetit, mes gjelbërimit dhe ujit të ftohtë, Bysheku është një nga pikat e preferuara jo vetëm të fundjavës, por edhe të pasditeve. Edhe pse rruga që të çon deri në këtë mrekulli të vogël të natyrës është krejtësisht e rikontruktuar, prej vitesh mungojnë investimet.

Edhe pse Bysheku është një nga fshatrat e përfshirë në projektin zhvillimor “100 fshatrat”, banorët duket se ende nuk janë të qartë për mundësinë e investimeve të vogla individuale përmes bujtinave apo shërbimeve familjare.Uji i ftohtë i burimit dhe rrapet mijëravjeçare i japin zonës hijeshinë dhe qetësinë e një fundjave larg zhurmës dhe kaosit të qytetit. Nëse kësaj do t’i shtohen edhe ushqimet tradicionale të zonës dhe disa aktivitete si hipizëm apo kënde sportive, Bysheku do të ishte i pakrahasueshëm dhe i pazëvendësueshëm për elbasanasit.