Njoftim për bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor për qëllime pastrimi.
Në zbatim të ligjeve për vetëqeverisjen vendore dhe transportin rrugor, Bashkia Elbasan njofton se do të realizojë procesin e larjes dhe pastrimit të disa rrugëve me mjete të specializuara. Pastrimi do të zhvillohet:
1. Data 21.06.2025
- Rruga “Rinia”
 - Bulevardi “Aqif Pasha”
 
2. Data 22.06.2025
- Rruga “28 Nëntori”
 - Rruga “Ismail Zyma” (pranë spitalit)
 
3. Data 28.06.2025
- Rruga “Qemal Stafa” (nga kryqëzimi i luleve deri në unazë)
 - Rruga “Thoma Kalefi” (nga Bashkia deri në kryqëzimin e Cerrikut)
 
Ora: Nga ora 06:00 deri rreth orës 18:00, në varësi të përfundimit të punimeve.