Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Nënkryetarët

  • Në strukturën e saj Bashkia ka tre Zv/Kryetarë të cilët emërohen dhe shkarkohen nga Kryetari i Bashkisë
  • Zv/Kryetari kryen këto detyra:
  • Organizon dhe drejton punën sipas fushave në varësi të tij, bazuar në ndarjet e bëra nga Kryetari i Bashkisë dhe përgjigjet para tij për mbarëvajtjen e tyre.
  • Ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të Bashkisë dhe përfaqëson këtë institucion në të gjitha rastet kur me autorizim të Kryetarit të Bashkisë kjo e drejtë i delegohet. Në këto raste Zv/Kryetari përgjigjet para Kryetarit të Bashkisë  për realizimin e funksioneve të deleguara.
  • Planifikon buxhetin për të gjitha aktivitetet që mbulon dhe ia relaton Kryetarit të Bashkisë për tu bërë pjesë e projekt buxhetit të përgjithshëm të Bashkisë.
  • Kujdeset për përgatitjen e programeve vjetore dhe periodike për të gjithë veprimtarinë e aparatit në zbatim të realizimit të misionit të Bashkisë, si dhe për ndjekjen e plotësimit e detyrave të përcaktuara në to.
  • Me autorizim te Kryetarit te Bashkise, miraton materialet dhe projekt-aktet që i paraqiten për miratim Këshillit Bashkiak.
  • Merr pjesë dhe analizon punën e drejtorive e strukturave të caktuara në varësi të tij.
  • Raporton dhe përgjigjet para Kryetarit të Bashkisë për realizimin e detyrave të ngarkuara ndaj tij apo strukturave në varësi.

Zv. Kryetarët e Bashkise Elbasan janë:

Znj. Aulona Bylykbashi    –  Përgjegjësitë dhe kompetencat

Z. Armand Shehu             –  Përgjegjësitë dhe kompetencat

Z. Asim Sula                     –  Përgjegjësitë dhe kompetencat