Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

NJOFTIM

​Në mbështetje të nenit 8 dhe nenit 64 të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të Ligjit nr. 9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të Ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, si dhe akteve të Këshillit Bashkiak që rregullojnë tarifën e parkimit për rezidentët, njoftohen të gjithë banorët e Bashkisë Elbasan se, me qëllim lehtësimin e procedurave dhe afrimin e shërbimeve administrative pranë qytetarëve ka nisur procedurat për pajisjen me Kartën e Parkimit për Rezidentët .

​Për kartën e parkimit mund të aplikojnë të gjithë qytetarët rezidentë në zonat ku aplikohet sistemi i parkimit me pagesë/rezident.Pagesa e tarifës përkatëse bëhet direkt te Zyra e Rajonit tuaj Administrativ.Për çdo pagesë të kryer, do t’ju lëshohet menjëherë mandat-arkëtimi zyrtar sipas rregullave financiare në fuqi.📍Paraqituni pranë zyrave të Rajonit tuaj Administrativ.​Dorëzoni dokumentacionin e nevojshëm identifikues dhe të mjetit (certifikatë familjare/rezidencë, leje qarkullimi të mjetit).​Kryeni pagesën e tarifës vjetore prej 2000 lekë dhe merni dokumentin e arkëtimit.

​Për çdo informacion shtesë ose sqarim, mund të drejtoheni pranë Rajonit tuaj Administrativ ose pranë Sektorit të Menaxhimit të Transportit Publik në Bashkinë Elbasan.

​Faleminderit për bashkëpunimin!