Skip to contentSkip to left sidebar Skip to footer

Funksionet e Kryetarit të Bashkisë

Funksionet e Kryetarit të Bashkisë

  • Në zbatim të Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Kryetari i Bashkisë, nëpërmjet urdhërave dhe vendimeve, organizon dhe drejton punën e administratës për kryerjen e funksioneve të Bashkisë.
  • Ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të Bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e Këshillit Bashkiak;
  • Zbaton aktet e këshillit
  • Ka të drejtë të kthejë aktet e Këshillit Bashkiak për rishqyrtim, jo më shumë se një herë, kur verën se ato janë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore përkatëse apo vijnë në kundërshtim me interesat e komunitetit.
  • Miraton strukturën organike të Bashkisë dhe miraton rregulloret e funksionimit të saj, si dhe përshkrimet e punës për pozicionet e punës në administratën e Bashkisë.
  • Merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për Këshillin  Bashkiak, në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga Këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë.
  • Raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet nga këshilli;
  • Raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e  bashkisë;
  • Eshtë anëtar i këshillit të qarkut;
  • Emëron dhe shkarkon zëvendëskryetarët e  bashkisë;
  • Emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi.
  • Emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë jodrejtues të strukturave dhe njësive në varësi të komunës ose bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligj.
  • Ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar  bashkisë si person juridik;
  • Merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive;