Kabineti varet drejtpërdrejt nga Kryetari i Bashkisë. Kabineti ka për detyrë, përgatitjen e materialeve dhe plotësimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin normal të veprimtarisë së përditshme të Kryetarit, sipas axhendës së caktuar dhe miratuar paraprakisht prej Tij.
Për kryerjen e funksionimit dhe plotësimin e detyrave të ngarkuara, punonjësit e Kabinetit përgjigjen përpara Kryetarit.
Monitoron strukturat përgjegjëse në Bashki për hartimin e politikave sociale, ekonomike, kulturore, strategjike etj, sipas porosive të dhëna nga Kryetari i Bashkisë.
Në varësi me axhendën e përcaktuar, përgatit materialet e kërkuara nga Kryetari dhe ndihmon Kryetarin dhe Zv/Kryetarin në plotësimin e funksioneve të tyre administrative.
Me miratim të Kryetarit, merr pjesë në analiza e takime të ndryshme që zhvillon Kryetari, si dhe mban kontakte me drejtoritë e aparatit të Bashkisë, me qëllim zbatimin e detyrave të ngarkuara.