Shumë pranë Ullishtës, në lindje të qytetit të Elbasanit, në zonën e njohur si Kodra e Tepes, ndodhet një nga bazilikat më të vjetra të qytetit, e shpallur Monument Kulture. Arkeologët që e kanë studiuar këtë objekt e lidhin atë me Varrezën e Skampinit dhe e datojnë në shekujt IV–V të erës sonë. Kjo bazilikë konsiderohet ndër ndërtimet më të hershme të kultit të krishterë në vend, pas Bazilikës së Akropolit në Butrint.
Bazilika është zbuluar me mure pjesërisht mbi tokë dhe ruan thuajse të njëjtën pamje që paraqet edhe sot. Ajo ka kaluar nëpër tre faza ndërtimore, gjatë të cilave ka pësuar ndryshime funksionale dhe arkitektonike. Në një nga këto faza, nefet anësore u kthyen në ambiente varrimi për dinjitarët e komunitetit fetar të Skampinit.
Rreth vitit 518, bazilika pësoi rrënim si pasojë e tërmeteve dhe nuk u rindërtua më. Në këtë periudhë, qyteti i Skampinit kishte katedralen e Shën Pjetrit, e cila përmendet vetëm në dokumente historike, dhe ishte lejuar varrimi brenda mureve të kalasë.
Tre fazat ndërtimore të bazilikës
Varfëria e ndërtimit e daton fazën e parë të bazilikës në mesin e shekullit IV, një periudhë kur Skampini ende nuk e kishte konsoliduar plotësisht fizionominë e tij qytetare. Kjo fazë paraqet një bazilikë me tre mjedise, të formuara nga dy kolona. Muret janë ndërtuar me gurë dhe breza tullash, ndërsa lartësia e plotë e murit ka qenë rreth 5.5 metra. Dyshemeja ishte e shtruar me dhe të ngjeshur, çka dëshmon për një ndërtim të thjeshtë.
Në fazën e dytë, bazilika pësoi një sërë transformimesh për t’iu përshtatur më mirë funksionit të saj si kishë varrezash. Në këtë periudhë u murosën arkadat ndërmjet nefeve, duke krijuar një sallë qendrore, e cila u shtrua me mozaik. Po ashtu, u realizua ndarja e rregullt e ambientit të altarit nga naosi përmes një ikonostasi të gurtë. Këto ndryshime lidhen edhe me ndërtimin e dy varreve me qemer tullash në nefin verior.
Faza e tretë e rindërtimit datohet në shekullin V të erës sonë, gjë që dëshmohet nga kapitelet korintike të stilizuara. Më vonë, monumenti pësoi një tjetër ndryshim në anën perëndimore, i cili i përket shekullit VI të erës sonë dhe përkon me ndërhyrje ndërtimore të realizuara edhe në kalanë e Elbasanit.
Mozaiku i bazilikës
Dyshemeja e bazilikës ndahej nga rrugë me pllaka guri shtufi në katër panele mozaiku, të vendosura në mënyrë simetrike dhe të dekoruara kryesisht me motive bimore dhe gjeometrike. Dy panelet pranë hyrjes janë më të mëdha dhe përmbajnë bordura me gërsheta, brenda të cilave gjenden rrathë dhe rombe me ngjyra të ndryshme. Në pjesën e sipërme, drejt qendrës së sallës, shfaqet një dekor me gjethe vreshti. Dy panelet e tjera, më të vogla, paraqesin motive gjeometrike.
Mozaikët janë realizuar me kubikë mermeri të bardhë, gëlqerorë, me ngjyra vjollcë, të zezë dhe tullash të kuqe, dhe dallohen për nivel të mirë ekzekutimi. Kolonat e ikonostasit janë prej mermeri gri, të sjella nga një vend tjetër. Në pllakat e ikonostasit janë gdhendur figura luanësh, kaprollësh, shpendësh dhe ornamente bimore.
Gjendja aktuale dhe mirëmbajtja
Janë ndërmarrë ndërhyrje periodike për pastrimin e mozaikut dhe heqjen e dherave e gurëve. Janë realizuar gjithashtu masa mbrojtëse për mbulimin e mozaikut, me qëllim ruajtjen e tij nga faktorët atmosferikë.
Bazilika e Kodrës së Tepes mbetet një pasuri e rëndësishme historike, arkeologjike dhe kulturore për qytetin e Elbasanit, duke përfaqësuar një dëshmi të vyer të hershmërisë së krishterimit dhe zhvillimit urban të Skampinit antik.
Qyteti i Elbasanit është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë dhe ofron një trashëgimi të pasur historike, kulturore dhe fetare. Disa nga atraksionet kryesore turistike janë:
Bazilika Paleokristiane (Bazilika e Bezistanit)
Bazilika paleokristiane e njohur si Bazilika e Bezistanit u zbulua në vitin 2007 nga Bashkia Elbasan. Ajo i përket fundit të shek. V – fillimit të shek. VI. Bazilika është e pasur me elementë arkitektonikë dhe vepra arti, ku spikasin pikturat murale dhe mozaikët e dyshemeve. Në njërin nga panelet ndodhet skena e eukaristisë me dy figura njerëzore. Materiali i pasur skulpturor prej mermeri dhe guri gëlqeror tregon rëndësinë e Skampis-it si qendër urbane dhe ekzistencën e mjeshtërve gurgdhënës në qytet. 41.112449, 20.081664 https://maps.app.goo.gl/Jy7QKREQqBhah4Lt5
Bazilika e Tepes
Bazilika e Tepes ndodhet në ullishtat pranë qytetit të Elbasanit dhe lidhet me varrezën e lashtë të Skampis-it. Ajo është e orientuar nga lindja dhe i përket dy fazave ndërtimore: shek. IV dhe shek. V. Bazilika shërbente si kishë-varrezë për ushtarët romakë dhe u shemb nga një tërmet në shek. VI. 41.114333, 20.071785 https://maps.app.goo.gl/3E2o2C9CHk5LtjeUA
Porta Jugore – Hyrja në Histori
Udhëtimi nis nga Porta Jugore, një nga hyrjet kryesore të Kalasë së Elbasanit. Porta është ndërtuar në periudhën osmane mbi themele më të hershme iliro-romake dhe bizantine. Harku prej guri dhe tullash përfaqëson arkitekturën ushtarake osmane të shek. XV–XVI. Pikërisht këtu kalonin karvanët e Rrugës Egnatia, rruga që lidhte Durrësin me Selanikun dhe Kostandinopojën.
Kulla e Sahatit – Simboli i Qytetit
E ndërtuar në shek. XIX, Kulla e Sahatit shërbente si orientim për qytetarët dhe tregtarët. Ajo ka formë katrore dhe në majë mban orën mekanike të punuar nga mjeshtër vendas, duke shënuar fillimin e jetës urbane moderne të Elbasanit. 41.113442, 20.082470 https://maps.app.goo.gl/PRSZKodvgSkeX9oX7
Xhamia Mbret
Xhamia Mbret u ndërtua rreth vitit 1492 nga Sulltan Bajaziti II. Është një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri dhe një monument me vlera të mëdha arkitektonike. Spikasin kupola qendrore, minarja e hollë dhe dekorimet e brendshme me motive osmane. Ajo është dëshmi e trashëgimisë fetare dhe kulturore të qytetit. Rruga Xhaferr Kongoli 12 https://maps.app.goo.gl/mTgitUKmBp6AWhP88
Rruga Egnatia – Gjurma e Antikitetit
Nëpër kalanë e Elbasanit kalon ende Rruga Egnatia, e ndërtuar nga romakët mbi gjurmët e një rruge ilire. Në disa segmente ruhen kalldrëmet origjinale. Kjo rrugë e ktheu Elbasanin në një qendër të rëndësishme komunikimi mes Lindjes dhe Perëndimit.
Hamami i Kalasë
Hamami brenda Kalasë, njihet edhe si Hamami i grave, i takon fundit të shekullit të XVI. Skema e hamamit fillimisht përbëhet nga tre dhoma kryesore: dhoma e zhveshjes, e izolimit dhe e larjes. Gjatë shekullit XX, Hamami i Kalasë u perdor si magazinë ushqimore.
https://maps.app.goo.gl/PAzK2jhUQEiPoW7JA
Shtëpia e Aleksandër Xhuvanit – Galeria e Arteve
Shtëpia e Aleksandër Xhuvanit, gjuhëtar dhe arsimtar i shquar, sot funksionon si Galeria e Arteve të Elbasanit. Ndërtesa e shek. XIX ruan arkitekturën tradicionale me dritare druri dhe oborr guri, ndërsa brenda ekspozohen vepra të artistëve vendas.
Shtëpia Muze e Kostandin Kristoforidhit
Në këtë shtëpi ka jetuar Kostandin Kristoforidhi, një nga figurat më të mëdha të Rilindjes Kombëtare dhe përkthyesi i parë i plotë i Biblës në shqip. Muzeu ruan dorëshkrime, libra dhe objekte personale që dëshmojnë kontributin e tij në formimin e gjuhës shqipe.
Kisha Shën Mëria – Banesa e Kongresit të Elbasanit – Varri i Kristoforidhit
Në të njëjtin oborr ndodhen Kisha Ortodokse e Shën Mërisë (shek. XIX), banesa ku u mbajt Kongresi i Elbasanit në vitin 1909 dhe varri i Kristoforidhit. Kongresi hodhi themelet e Shkollës Normale, një moment kyç për arsimin kombëtar shqiptar. 41.115816, 20.080453 https://maps.app.goo.gl/4eB81dnJceomwQu3A
Rrugicat dhe Shtëpitë Karakteristike të Kalasë
Rrugicat me kalldrëm dhe shtëpitë tradicionale elbasanase me ballkone druri dhe oborre të vogla krijojnë një atmosferë autentike. Kështjella e Elbasanit nuk është vetëm monument, por zemra historike dhe kulturore e qytetit.
Hamami i Pazarit
Hamami u ndërtua në shek. XVII dhe ka funksionuar si banjë publike (tek-hamam). Dita e enjte ishte e rezervuar për gratë. Hamami ishte në përdorim deri në vitet ’40 të shek. XIX. 41.113364, 20.080511 https://maps.app.goo.gl/9cdWvmv9nDAKuR4A8
Muzeu Etnografik
I vendosur në shtëpinë e Sejdinëve (1792), një nga ndërtesat më të rralla me çardak të ruajtura në qytet. Pas restaurimit në vitin 1986, ndërtesa shërben si Muze Etnografik me rreth 500 objekte origjinale që pasqyrojnë jetën tradicionale elbasanase.
41.112126, 20.082964
https://maps.app.goo.gl/7WRKZHpSxQb76fRZ8
Xhamia e Nazireshës
E ndërtuar në vitin 1599, Xhamia e Nazireshës është e para faltore me stil klasik osman në Elbasan. Ajo mban emrin e bashkëshortes së një personaliteti të rëndësishëm osman dhe përfaqëson arkitekturën fetare të periudhës. 41.105536, 20.086509 https://maps.app.goo.gl/9KnTeERrfrQoEbDm8
Lagjja Spahikore
Një nga lagjet e vjetra të Elbasanit, e lidhur me sistemin osman të spahinjve. Zona ruan elementë të urbanistikës tradicionale dhe tregon zhvillimin historik të qytetit jashtë mureve të kalasë.
Varrezat Monumentale të Dëshmorëve
Kompleks përkujtimor kushtuar dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ndodhet në një pozicion panoramik dhe përfaqëson historinë moderne të qytetit.
Një nga hapësirat rekreative më të frekuentuara, veçanërisht nga të rinjtë. Parku pasqyron jetën urbane bashkëkohore të Elbasanit. https://maps.app.goo.gl/w8xJe6oVmzectHNL9
Ura e Zaranikës Një urë karakteristike mbi përroin e Zaranikës, që ka shërbyer si nyje lidhëse për lëvizjen urbane dhe zonat përreth. 41.116827, 20.073086 https://maps.app.goo.gl/t8GzVGzRD3BvrdcG6
Biblioteka Publike “Qemal Baholli”
Një institucion i rëndësishëm kulturor dhe arsimor, me fond librash dhe dokumentesh me vlerë për historinë dhe kulturën lokale.
https://maps.app.goo.gl/wnV3VsyqErAcUasH7
Teatri “Skampa”
Teatri “Skampa”, që mban emrin e lashtë të qytetit Skampis, është institucioni kryesor i artit skenik në Elbasan. Ai ka qenë ndër vite qendër e shfaqjeve teatrore, koncerteve dhe festivaleve kulturore. 41.113278, 20.083781 https://maps.app.goo.gl/rhke1qhztMpXjhgWA
Rrapi i Vojvodës
Monument natyror shumë-shekullor që ka shërbyer si vend takimesh dhe kuvendimesh për banorët e qytetit. Është një simbol i jetës qytetare dhe vazhdimësisë historike të Elbasanit. 41.116466, 20.090640 https://maps.app.goo.gl/FXJNMCJdmpzLYLw38
Kisha Katolike e Elbasanit – “Zemra e Shenjtë e Jezusit”
E ndërtuar rreth viteve 1938–1940, Kisha Katolike i shërben komunitetit katolik të qytetit. U mbyll gjatë periudhës komuniste dhe u rihap pas viteve 1990. Sot është një dëshmi e bashkëjetesës fetare në Elbasan. 439R+CXG https://maps.app.goo.gl/auizibbPPuT8fTJb7
Stadiumi “Elbasan Arena”
I ndërtuar në vitin 1967, stadiumi ka kapacitet 12.800 vende dhe është shtëpia e AF Elbasanit dhe e Kombëtares Shqiptare. Futbolli në Elbasan ka nisur që në vitin 1913.
Themeluar në vitin 1991, universiteti është vazhdues i Institutit të Lartë Pedagogjik dhe i Shkollës Normale të Elbasanit (1909), institucioni i parë kombëtar për përgatitjen e mësuesve. 41.122269, 20.079538 https://maps.app.goo.gl/Xt5XX9KUr9Hdknue8
Muzeu i Shkollës Normale
Muze historiko-pedagogjik brenda Shkollës “Luigj Gurakuqi”, që pasqyron historinë e arsimit shqiptar përmes dokumenteve dhe materialeve origjinale. 41.113678, 20.088874 https://maps.app.goo.gl/KCYhrf7P3hjceb1P8
Famullia Ortodokse “Shën Nikolla”
Kisha e Shën Kollit ndodhet në lagjen përkatëse dhe është ndërtuar në vitin 1996 me fondet e Kryepiskopit Anastas, në shërbim të komunitetit ortodoks. 433M+XHF https://maps.app.goo.gl/GzYpzVq1DfFd3Jxm9
Teqeja e Baba Xhemalit
E ndërtuar në vitin 1929 mbi themelet e një teqeje më të vjetër. U mbyll në vitin 1967 dhe u rihap në vitin 1993. 41.106340, 20.089877 https://maps.app.goo.gl/58tDYL1axYwHUXRv5
Teqe Halveti
Pjesë e traditës sufiste Halvetiane, e pranishme në Elbasan që nga fundi i shek. XVII. Përmendet edhe nga Evliya Çelebi si një qendër aktive shpirtërore.
Themeluar më 19 mars 1803, një nga qendrat më të rëndësishme të bektashizmit në Elbasan. U mbyll në vitin 1967 dhe u rihap në vitin 1993. https://maps.app.goo.gl/BtXb2H5eTqoSsfLNA
Bashkia e Elbasanit ofron një pasuri të jashtëzakonshme historike dhe kulturore, ku një nga dëshmitë më të rëndësishme të lidhjes së qytetit me botën antike është Via Egnatia. Kjo rrugë, arterie kryesore e periudhës iliro-romake, ka kaluar përmes territorit të sotëm të Bashkisë, duke lidhur pika strategjike dhe tregtare, dhe duke lënë gjurmë të gjalla të historisë që sot mund të eksplorohen nga vizitorët.
Në fshatin Byshek, i njohur në burimet osmane si Buzurshek, janë zhvilluar dy beteja historike kundër Perandorisë Osmane. Në vitet 1432–1433, Gjergj Arianiti arriti fitore ndaj ushtrisë osmane të komanduar nga Ali Bej Evrenozi, duke shënuar fitoren e parë pas disfatës së Ballkanit në Fushë Kosovë. Më vonë, në vitin 1466, Gjergj Kastrioti Skënderbeu përballoi ushtrinë e Sulltan Mehmetit II, në përpjekje për të ndalur rrethimin e Krujës.
Rruga vazhdonte drejt fshatit Shushicë dhe më pas përmes një pylli të dendur me pisha, derisa peizazhi hapet në Fush-Buall. Këtu vizitorët mund të shohin dy ura iliro-romake të ruajtura në gjendje të shkëlqyer, gjurmë të dy urave të tjera antike dhe kalimin mbi përroin e Gostimës përmes një ure pasarelë të përshtatur për kalimtarë.
Përmes itinerarit turistiko-historik, rruga e Egnatias lidhet me stacionin antik Ad Quintum në Bradashesh, i cili përkon me kompleksin e nimfeut romak, dëshmi e jetës së trevës që nga periudha e bronzit të hershëm. Rruga vijonte drejt Scampis, vendi ku sot ndodhet Elbasani, dhe më tej përmes ngushticave të Shkumbinit ngjitej në shpatin e malit të Polisit për të dalë në qafën e Gajorit, stacioni i njohur si Ad Dianam ose Grandavia. Gjurmët e rrugës vazhdojnë në Qukës, ku gjendet stacioni Tres Tabernas ose In Candabia, dhe më pas në lindje të Elbasanit, në fshatin Mirakë.
Në këtë itinerar ruhet trashëgimi e pasur arkitektonike dhe inxhinierike. Ura e Topçiasit, afër Elbasanit, me një gjatësi prej 450 metrash dhe 15 pilastra pesëkëndëshe, është një shembull i mjeshtërisë romake, ndërsa Ura e Haxhi Beqarit, e shekullit II-III pas Krishtit, lidh fshatin Mirakë me zonën e Polisit. Ura e Jagodinës, me harkun e saj veriperëndimor dhe mbetjet e muraturës romake, tregon aftësinë e inxhinierëve të kohës për të krijuar lidhje të qëndrueshme mbi lumenjtë e zonës.
Përveç vlerës historike dhe inxhinierike, Via Egnatia ofron edhe një itinerar turistik të pasur me monumente kulturore dhe arkeologjike. Vizitorët mund të eksplorojnë kështjellat, stacionet romake, monumentet paleokristiane, bazilikat dhe objektet e kultit musliman dhe të krishterë, veçanërisht kisha me piktura të Onufrit nga shekulli XVI. Në qendër të qytetit ngrihet madhështore Kalaja e Elbasanit, që ofron panoramë të jashtëzakonshme mbi qytetin dhe rrethinën.
Via Egnatia në territorin e Bashkisë Elbasanit nuk është vetëm një rrugë e lashtë, ajo është një udhëtim në historinë dhe kulturën e vendit, një mundësi unike për të njohur qytetin, natyrën dhe trashëgiminë e tij të çmuar.
Një udhëtim përmes 2,000 viteve historie në Kalanë e Elbasanit
Në mes të qytetit të Elbasanit, Kalaja ngrihet me krenari, duke ruajtur shekuj historie mbi themelet e saj. Muret e forta dhe kullat mbrojtëse flasin për një të kaluar të gjallë, ku çdo gur mban kujtime të betejave, tregtisë dhe jetës së përditshme të qytetit. Kalaja, e konsideruar një nga më të mëdhatë fushore në Ballkan, ofron një udhëtim ku vizitori ndjen bashkëjetesën e kulturave dhe kohëve të ndryshme, nga periudha Ilire dhe Romake, tek ajo Bizantine dhe Osmane. Rrugicat e brendshme, portat historike dhe objektet brenda saj të çojnë hap pas hapi drejt vendeve që tregojnë trashëgiminë fetare, kulturore dhe urbane të qytetit. Kur e sheh nga afër, kupton se kjo kala nuk është thjesht një monument, është një udhëtim i gjallë përmes kohës, që lë tek çdo vizitor ndjesinë e madhështisë së së kaluarës dhe lidhjes së saj me jetën e sotme.
Porta Jugore: Hyrja në histori dhe dy çezmat e freskëta
Porta Jugore është hyrja kryesore e kalasë, ndërtuar mbi themele Bizantine, Arbërore dhe Ilire-Romake, dhe rimodeluar gjatë periudhës Osmane. Harku prej guri dhe tullash tregon arkitekturën ushtarake të shekullit XV–XVI dhe mban kujtesën e Rrugës Egnatia, ku pikërisht këtu kalonin karvanët që lidhnin Durrësin me Selanikun dhe Kostandinopojën. Në këtë portë ndodhen edhe dy cezmat, që ofrojnë ujë të freskët çdo orë të ditës, duke i dhënë një gjallëri të veçantë kalasë, dhe ku vizitorët mund të ndalen për ta shijuar dhe përjetuar freskinë e tij.
Kulla e Sahatit: Simboli i Qytetit
Në mes të mureve të kalasë, Kulla e Sahatit ngrihet krenare, duke dominuar qendrën e Elbasanit. E ndërtuar në shek. XIX, ajo shërbente si orientim për qytetarët dhe tregtarët. Kulla ka formë katrore dhe në majë mban orën mekanike të punuar nga mjeshtër vendas. Ajo përfaqëson fillimin e jetës urbane moderne në Elbasan.
Xhamia Mbret: Trashëgimi e besimit dhe artit
Xhamia Mbret, ndërtuar rreth vitit 1492 nga Sulltan Bajaziti II, është një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri. Kupola qendrore, minarja e hollë dhe afresket e brendshme tregojnë bashkëjetesën fetare dhe pasurinë kulturore të qytetit.
Rruga Egnatia: Gjurma e antikitetit
Rruga Egnatia, ndërtuar nga romakët mbi themelet ilire, kalon ende brenda kalasë. Kalldrëmet origjinale tregojnë se këtu kalonin tregtarë, ushtarë dhe udhëtarë, duke e bërë Elbasanin një qendër të gjallë komunikimi mes Perëndimit dhe Lindjes.
Shtëpia e Aleksandër Xhuvanit: Galeria e Arteve
Shtëpia e gjuhëtarit dhe arsimtarit të njohur Aleksandër Xhuvanit sot funksionon si Galeria e Arteve të Elbasanit. Ndërtesa ruan atmosferën tradicionale me oborr të gurtë dhe dritare druri, dhe ekspozon piktura dhe skulptura nga artistë vendas.
Shtëpia Muze e Kostandin Kristoforidhit
Kjo shtëpi muze prezanton jetën dhe veprën e rilindësit Kombëtar Kostandin Kristoforidhi, përkthyesi i parë i plotë i Biblës në shqip. Dorëshkrime, libra dhe objekte personale tregojnë trashëgiminë e tij gjuhësore dhe kulturore.
Kisha Shën Mëria dhe Banesa e Kongresit të Elbasanit
Në të njëjtin kompleks ndodhen Kisha Ortodokse e Shën Mërisë, Banesa ku u mbajt Kongresi i Elbasanit dhe varri i Kristoforidhit. Këtu u hodhën themelet e shkollës normale shqipe, duke shënuar një moment historik për arsimin dhe kulturën kombëtare.
Rrugicat dhe shtëpitë karakteristike
Vizita përfundon duke ecur në rrugicat me kalldrëm dhe shtëpitë tradicionale elbasanase. Ballkonet prej druri, dritaret e vogla dhe portikët e mbushur me lule krijojnë një atmosferë autentike, ku historia dhe jeta e përditshme bashkohen natyrshëm. Kalaja fushore e Elbasanit nuk është thjesht një monument, por një dëshmi e gjallë e kulturës dhe shpirtit shqiptar. Udhëtimi përmes saj të lidh me 2,000 vite historie, duke ofruar një pamje të qartë të rëndësisë strategjike, kulturore dhe urbane të qytetit, dhe një përvojë të paharrueshme për çdo vizitor.
Kalaja nuk tregon vetëm historinë, ajo të fton të ndjesh, të imagjinosh dhe të mbash me vete magjinë e një vendi që ka jetuar përmes shekujve.