Skip to contentSkip to left sidebar Skip to footer

Forumi i Qeverisjes së hapur

Në kuadër të angazhimit për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përfshirjes qytetare, Bashkia Elbasan ka ngritur një Grup Pune për Qeverisjen e Hapur (OGP) me përbërje shumësektoriale dhe gjithëpërfshirëse.

Grupi i punës është krijuar me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, duke përfshirë përfaqësues nga sektorë të ndryshëm të administratës vendore.

Në vijim të një thirrjeje të hapur publike, Bashkia Elbasan ftoi organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë lokalë për t’u bashkuar në këtë proces. Si rezultat, pjesë e grupit të punës janë bërë:

• Tjetër Vizion
• Lëvizja Rinore Egjiptiane
• Women’s Rights Education
• Forumi i Gruas Elbasan
• Bashki të Forta
• Përfaqësues të medias dhe aktivistë të pavarur

Organizata “Tjetër Vizion” është përzgjedhur si grupi monitorues i procesit, duke mbikëqyrur përputhshmërinë me parimet e qeverisjes së hapur dhe zbatimin e Planit të Veprimit OGP.

Qëllimi i Forumit është:
• Bashkëkrijimi i Planit Vendor të Veprimit OGP;
• Monitorimi i zbatimit të angazhimeve;
• Sigurimi i përfshirjes aktive të qytetarëve dhe shoqërisë civile në vendimmarrje.

Forumi zhvillon takime periodike dhe shërben si një platformë konkrete për të ndërtuar një bashki më të hapur, më llogaridhënëse dhe më afër komunitetit.