NJOFTIM PAKETA E MALEVE
Bashkia Elbasan njofton të gjithë qytetarët e interesuar se tashmë aplikimet për përfitimin nga “Paketa e Maleve” mund të kryhen jo vetëm online, por edhe pranë sporteleve E-SHËRBIME, si dhe në Zyrën e Informacionit pranë Bashkisë Elbasan.
Ky shërbim ofrohet pa pagesë për të gjithë qytetarët, me qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit dhe rritjen e aksesit në këtë program mbështetës.
U bëjmë thirrje të gjithë banorëve të zonave prioritare të përfshira në këtë paketë, konkretisht në njësitë administrative Gjinar, Tregan, Funar dhe Shushicë, që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga mundësitë që ofron “Paketa e Maleve” për zhvillimin ekonomik dhe social të zonave të tyre.
Bashkia Elbasan ka zgjeruar shërbimet për të mbështetur çdo aplikant të interesuar, duke ofruar asistencë të plotë gjatë gjithë procesit.
Për më shumë informacion, qytetarët mund të drejtohen pranë sporteleve përkatëse ose të kontaktojnë Zyrën e Informacionit në Bashkinë Elbasan.
Aplikoni sot dhe përfitoni nga mundësitë që ofron “Paketa e Maleve”!