Historia Globale dhe Roli i OGP-së
Historia globale dhe roli i qeverisjes së hapur
Partneriteti për Qeverisje të Hapur (OGP – Open Government Partnership) u themelua në vitin 2011 nga tetë shtete themeluese (SHBA, Brazili, Mbretëria e Bashkuar, Indonezia, Meksika, Norvegjia, Filipinet dhe Afrika e Jugut), me synimin për të nxitur një qeverisje më transparente, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.
Që prej themelimit, OGP është zgjeruar duke përfshirë më shumë se 77 shtete anëtare dhe 150 qeveri vendore, që hartojnë dhe zbatojnë plane veprimi të bashkëkrijuara me qytetarët dhe shoqërinë civile.
Roli kryesor i OGP-së është:
•Promovimi i transparencës publike, nëpërmjet publikimit të të dhënave të hapura dhe informacionit mbi vendimmarrjen.
•Nxitja e pjesëmarrjes qytetare në politikëbërje, konsultime dhe buxhetim.
•Rritja e llogaridhënies, ku qytetarët mund të kërkojnë përgjegjësi nga institucionet.
•Lufta kundër korrupsionit përmes mekanizmave të kontrollit dhe përfshirjes publike.
OGP ka krijuar një platformë bashkëpunimi ndërkombëtar mes qeverive dhe organizatave të shoqërisë civile, me synimin për të ndërtuar një administratë më të hapur, më inovative dhe më të besueshme për qytetarët.
Për më shumë informacion vizitoni: www.opengovpartnership.org