Njoftim i konsultimit publik për PBA, Bashkia Elbasan.
Titulli i Projekt-vendim : “Konsultim publik me grupet e interesit për mbledhja e rekomandimeve, për projekt buxhetin afatmesëm 2023 – 2025, Bashkia Elbasan.
Propozuesi : Bashkia Elbasan dhe Këshilli Bashkiak
Sqarime për projekt-aktin : Informim i komunitetit të Bashkisë Elbasan mbi të dhënat e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të bashkisë për vitin 2021 dhe tavanet buxhetore përgatitore për secilin program/shërbim të ofruar nga bashkia 2023-2025.
Qëllimi i këtij konsultimi është të mblidhen sugjerimet e komunitetit lidhur me:
– Mënyrën si janë shpenzuar fondet për ofrimin e shërbimeve nga bashkia.
– Performancën e shërbimeve të ofruara nga bashkia.
– Shërbimet prioritare të komunitetit.
Kalendari i konsultimit: Konsultimet do të realizohen sipas Kalendarit të Këshillimit Publik.
Pjesëmarrës :
- Nga ana e Bashkisë : Drejtuesit e Programeve Buxhetore, Drejtoria e Financë, koordinatori per informim dhe konsultim, përfaqësues të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të Sekretariatit të Këshillit Bashkiak.
- Nga komuniteti: përfaqësues të bizneseve; përfaqësues të OJF-ve; përfaqësues të Këshillit Rinor; përfaqësues të Qendrës së Formimit Profesional; pedagogë dhe studentë të Universitetit “A,Xhuvani” ; përfaqësues të komunitetit të gjashtë lagjeve dhe dymbëdhjete njësive administrative të Bashkisë Elbasan.
- Format e konsultimit: Takime publike, takim me banorët sipas kalendarit si dhe pritja e propozimeve dhe sygjerimeve të tyre me shkrim në zyrën me një ndalesë si dhe kontaktimi i tyre me përfaqesuesin e tyre në Këshill Bashkiak.