Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Konsultim me qytetarët për identifikimin e planit të investimeve për ndryshimet klimatike, Bashkia Elbasan.

Të nderuar qytetarë te Bashkisë Elbasan referuar pjesëmarrjes tonë institucionale ne grupin e bashkive të Evropës për marrjen e masave për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimit të klimës në kuadër të politikave dhe masave kombëtare dhe rajonale jeni të lutur të merrni pjesë në plotësimin e pyetësorit që po realizojmë me Ju, në kuadër të marrjes së mendimeve për Planin e Veprimit të Qëndrueshëm për Energjinë dhe Klimën.
Të gjithë qytetarët e bashkisë janë të mirëpritur të japin mendimin për masat e përzgjedhura, si dhe të tjera të mundshme, nëpërmjet plotësimit të këtij pyetësori të shkurtër.
Pyetësori do të qëndrojë i publikuar në faqen e internetit të Bashkisë deri më datë 13 Nëntor 2023.
Plotësimi i pyetësorit nuk shfaq identitetin e individit që e plotëson dhe të dhënat e mbledhura prej tij do të përdoren vetëm për qëllime studimi dhe planifikimi në kuadër të mbështetjes për zhvillimin e qendrueshëm në nivel vendor.
Kjo është një nismë në kuadër të projektit Bashkimi Evropian për Tranzicionin e Energjisë – Konventa e Kryetarëve të Bashkive në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, i zbatuar nga GIZ GmbH në Ballkanin Perëndimor dhe nga Instituti i Kërkimeve Urbane (URI) për Bashkinë Elbasan.
Jeni të lutur të merrni pjesë në plotësimin e këtij pyetësori nëpërmjet linkut të mëposhtëm:

https://fm.addxt.com/form/?vf=1FAIpQLScu9cm7iskgOzHXw_loW3z0Q0INV4IiRjSHOulNCO1JKv9sxg