Kujdesi Shëndetësor
Kujdesi shëndetësor
Elbasani ka një larmishmëri institucionesh të kujdesit shëndetësor duke përfshirë një spital publik, qendra të kujdesit shëndetësor rajonale, klinika private si dhe shërbimin e urgjencës. Shërbimi Shëndetësor në qytet ka qenë dhe mbetet një funksion i rëndësishëm, ndaj të cilit vëmendja e Bashkisë për gjendjen e tij ka qenë e vazhdueshme, edhe pse është një shërbim jashtë juridiksionit të Bashkise Elbasan.
Fakti që popullata në qytet është vazhdimisht në rritje nga viti në vit, për efekt të zhvendosjeve të lira apo të rritjes natyrale të saj, kondicionon dhe nevojën e rritjes së kapaciteteve dhe cilësisë së këtij shërbimi. Kjo nevojë bëhet akoma më e prekshme dhe për arsyen që qyteti i Elbasanit, si kryeqendër e Qarkut Elbasan, me strukturë shëndetësore më të plote, nevojitet të përballojë shërbime shëndetësore të specializuara dhe për një kontigjent të konsiderueshëm pacientësh që vijnë nga Komuna apo Bashki të tjera të Prefekturës Elbasan
Spitali Rajonal i Elbasanit
Spitali Rajonal i Elbasanit ka 415 shtretër të ndarë në shumë shërbime si, pediatri, patologji, infektiv, kirurgji, ortopedi, oculist, naurologji, maternitet. Spitali perbehet nga nje ekip prej 589 personash, të ndarë në mjekë të specializuar, infermierë dhe personel administrativ.
Godina e Poliklinikës ofron sherbime në :
Patologji, Pediatri, Kirurgji, Kardiologji, Neurologji, Alergologji, Nefrologji, Reumatologji, Okulistikë, O.R.L., Dermatologji, Gastroentrologji, Hematologji, Endikronologji, Ortopdi Traume, Sëmundje Profesionale, Onkologji, Infektivi, Urologji, Pneumolog dhe Kardiopediatri.