Skip to contentSkip to left sidebar Skip to footer

Pjesëmarrja Qytetare

* Buxhetimi me Pjesëmarrje 

Bashkia Elbasan, si organ i vetëqeverisjes vendore ka si synim vendosjen e një kontakti të vazhdueshëm me qytetarët dhe për të realizuar këtë ka nevojë të ketë dhe të perdorë mjetet e duhura për shpërndarjen e politikave të zhvillimit dhe ofrimin e shërbimeve publike tek çdo qytetar. Nje mjet i tillë është dhe proçesi i Buxhetimit me Pjesëmarrje.

Buxhetimi me pjesëmarrje është një proçes në të cilin qytetarët marrin pjesë në mënyrë aktive në vendimmarrjen për shpërndarjen e burimeve financiare publike. Buxhetimi me pjesëmarrje nuk është vetëm konsultativ, por një proçes i drejtëpërdrejtë dhe diskutim demokratik për vendimmarrjen e pushtetit vendor. 

* Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor

Strukturuar përgjithësisht rreth çështjeve të veçanta, këto struktura mund të jenë një tjetër formë efektive e pjesëmarrjes publike. Ky komision duhet të jetë i përbërë nga vullnetarë të komunitetit, të cilët i japin autoriteteve lokale informacion dhe rekomandime që kanë të bëjnë për çështjet të komuniteteve të tyre. Duke marrë parasysh shkallën e pavarësisë me të cilën qytetarët veprojnë në KKQV, ajo ndihmon në vendosjen e transparencës për praktikat vendimmarrëse.

* Dëgjesat publike

Seancat dëgjimore publike janë thelbësore për funksionimin e hapur dhe demokratik të administratës vendore. Dëgjesat publike nënkuptojnë diskutime apo debate publike për çështje që prekin komunitetin dhe mund të jenë çelësi i garantimit të transparencës në proçeset vendimmarrëse.

* Mbledhjet e hapura

Takimet publike kanë si objektiv kryesor dhënien e informacionit dhe marrjen në konsideratë të pikëpamjeve të qytetarëve në planifikimin e politikave të ndryshme që i adresohen komunitetit. Një tipar i rëndësishëm i takimeve publike është pjesëmarrja e një grupi të ndryshëm të individëve, që përfaqësojnë nivele të ndryshme arsimore dhe profesionale.

Për mendime dhe sugjerime mbi përmbajtjen e projekt-akteve në Bashkinë Elbasan, mund të kontaktoni në email: konsultimipublik@elbasani.gov.al