Skip to contentSkip to left sidebar Skip to footer

Rreth Këshillit Bashkiak

Rreth Keshillit Bashkiak

Këshilli Bashkiak i dalë nga zgjedhjet vendore të 14 Maj 2023, ka një mandate kohor për një periudhë 4-vjeçare. Këshilli Bashkiak Elbasan përbëhet nga 51 këshilltarë.

Mandati i këshilltarit është i vlefshëm nga koha që këshilltarët bëjnë betimin dhe e nënshkruajnë atë, deri në konstituimin e Këshillit pasardhës. Mandati i Këshilltarit pushon para afatit 4-vjeçar në rastet që parashikon  neni 49 i ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjes Vendore”. 

Pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës, Këshilltarët bëjnë këtë betim para Këshillit: 

“Betohem në nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën e anëtarit të këshillit bashkiak dhe do t’I bindem Kushtetutës dhe ligjeve. Betohem se në të gjithë veprimtarinë time do të udhëhiqem nga interesat e shtetasve të Bashkisë Elbasan  dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre”.

Këshilltari që mungon me arsyen ë bërjen e betimit betohet në mbledhjen më të pare që merr pjesë. Këshilltari, që nuk pranon të bëjë dhe të nënshkruajë betimin, konsiderohet se jep dorëheqjen dhe atij nuk i jepet mandati. 

Gjate periudhës, nga data e shpalljes së zgjedhjevetë radhës, deri në konstituimin e Këshillittë ri, Këshilli Bashkiak Elbasan, ushtron funksione të kufizuara dhe merr vendime vetëm për raste të situatave emergjente. 

Këshilli mblidhet në çdo rast: 

a) me kërkesën e Kryetarit të Bashkisë; 

b) me kërkesën me shkrim të jo më pak se 1/3 së anëtarëve të tij; 

c) me kërkesën e motivuar të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij

Thirrja për mbledhjen e këshillit bëhet nga Kryetari i Këshillit. 

Këshilli Bashkiak Elbasan ka detyra dhe kompetenca në mbështetje të nenit 54 të ligjit Nr. 139/2015 , datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjes Vendore” .