Skip to contentSkip to left sidebar Skip to footer

Sektori i Migracionit dhe Diasporës

Hyrje

Mirë se vini në sektorin e Migracionit dhe Diaspores të  Bashkisë Elbasan !                       

Migracioni është një nga fenomenet më të rëndësishme shoqërore dhe ekonomike të kohëve moderne, i cili ndikon drejtpërdrejt në jetën e individëve dhe në zhvillimin e shoqërive. Në këtë kontekst, zyra e Migracionit dhe Diasporës luan një rol thelbësor në menaxhimin e proceseve migratore, si dhe ka për qëllim, mbështetjen e emigrantëve, qytetarëve të kthyer dhe diasporës, duke ofruar informacion, orientim dhe koordinim me institucionet përkatëse. Ajo shërben si një urë lidhëse ndërmjet individëve që kërkojnë të largohen apo të vendosen në një vend të ri dhe institucioneve shtetërore që rregullojnë këto lëvizje.

Misioni

Misioni i Zyrës së Migracionit dhe Diasporës është të sigurojë një administrim të drejtë, të ligjshëm dhe efikas të lëvizjes së qytetarëve përtej kufijve shtetërorë, si dhe të monitorojë dhe mbështesë proceset e migracionit të brendshëm, duke kontribuar në zhvillimin e balancuar rajonal dhe në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike të qytetarëve, në përputhje me politikat kombëtare dhe ndërkombëtare për migracionin dhe emigracionin.

Vizioni

Vizioni i Zyrës së Migracionit dhe Diasporës është të ndërtojë një sistem të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm për administrimin e çështjeve që lidhen me migracionin dhe diasporën, duke forcuar bashkëpunimin institucional me qytetarët jashtë vendit.

Zyra synon të krijojë mekanizma politikash dhe shërbimesh që mbështesin interesat e migrantëve , të cilët kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Përmes politikave gjithëpërfshirëse dhe transparente , kërkon të lehtësojë dhe  të përmirësojë riintegrimin e qëndrueshëm të qytetarëve që kthehen në atdhe. Vizioni përfshin krijimin e një mjedisi institucional që e trajton migracionin si një proces zhvillimor dhe një potencial strategjik për vendin.

Të përdorë teknologjinë dhe inovacionin për përmirësimin e shërbimeve dhe sigurisë së proceseve ndaj emigrantëve e diaporës .

Shërbimet e Zyrës së Migracionit dhe Diasporës

Në përputhje me Ligjin Nr. 38/2019 Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 139/2015 “PËR VETËQEVERISJEN VENDORE”, Neni 29/1 parashtrohet  funksioni i bashkisë në fushën e migracionit dhe të diasporës nëpërmjet kryerjes së disa funksioneve dhe shërbimeve.

Shërbime për Migracionin

– Informim dhe këshillim për migracion të rregullt, kthim vullnetar dhe riintegrim.

– Mbështetje për qytetarët gjatë procesit të emigrimit dhe rikthimit në vend.

– Koordinim me institucionet vendore dhe kombëtare për çështje migracioni.

– Fushata ndërgjegjësuese në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe sociale për migracionin e parregullt , rreziqet dhe pasojat .

– Ndërlidhje me shërbime sociale, punësim dhe formim professional , referimi i qytetarëve drejt institucioneve përkatëse

Shërbime për Diasporën

– Informim dhe komunikim i vazhdueshëm me qytetarët jashtë vendit.

– Lehtësim i bashkëpunimit të diasporës me institucionet publike.

– Mbështetje për ruajtjen e identitetit kulturor, gjuhësor dhe kombëtar.

– Përfshirje e diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

– Nxitja e investimeve të diasporës në Elbasan , informim mbi mundësitë ekonomike në turizëm dhe bujqësi.

Shërbime Informuese dhe Administrative

– Pranim dhe trajtim i kërkesave, ankesave dhe sugjerimeve.

– Ndihmë për aplikime në portalin e-Albania

Orientim për shtetësi, dokumente ose shërbime për emigrantët shqiptarë

– Informacion dhe asistencë për regjistrimin e biznesit, lehtësirat tatimore dhe procedurat administrative për diasporën.

– Ndërtimin e partneriteteve me organizata vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë në fushën e migracionit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit social.

Kontakt

Adresa : Bashkia Elbasan; Rruga 11 Nëntori, Elbasan, Shqipëri

E-mail          migracionidiaspora@elbasani.gov.al