Këshillimi Karrierës
Hyrje
Zyra e Këshillimit të Karrierës Bashkia Elbasan ofron shërbime komunitare për të gjithë banorët e Elbasanit, me fokus tek të rinjtë dhe të rejat të cilët dëshirojnë të informohen apo këshillohen mbi mundësitë e tyre për arsim, formim profesional dhe zhvillim karriere.
Këshilluesit e zyrës së këshillimit të karrierës në Bashkinë Elbasan, janë trajnuar sipas standardeve ndërkombëtare profesionale. Me ambjente të dedikuara, kjo zyrë përdor instrumentë bashkëkohorë për të zbuluar fushat e interesit të individëve, për të analizuar nevojat për këshillim e orientim, si dhe vështirësitë në vendimmarrjet në karrierë që të rinj e të rritur hasin në rrugëtimin e tyre profesional.
MISIONI
Të mbështesë individët, në veçanti të rinjtë dhe të rejat, në përmbushjen e potencialit të tyre nëpërmjet informimit, këshillimit dhe trajnimeve, duke ofruar një hapësirë të sigurt për planifikimin dhe zhvillimin e karrierës.
VIZIONI
Të fuqizojë individët për të bërë zgjedhje të qëndrueshme dhe të informuara mbi të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.