Skip to contentSkip to left sidebar Skip to footer

MBROJTJA  E KONSUMATORIT 

SEKTORI  I  MBROJTJES  SË  KONSUMATORËVE 

Sektori I Mbrojtjes së Konsumatorëve është një sektor I ri I krijuar në varësi të Bashkisë Elbasan, në Nëntor 2021.

Misioni I këtij sektori është monitorimi e mbrojtja e të drejtave te konsumatorit.

Disa nga shërbimet që ofron ky sektor janë

  1. Sensibilizon dhe parandalon  cënimin apo shkeljen e të drejtave të konsumatorëve.
  2. Bën kontrolle periodike në tregjet e fruta perimeve apo gjësë së gjallë , mbi lëvizjen e cmimeve.
  3. Mbikqyr  kontrollin mbi parametrat për cilësinë e ujit të pijshëm.
  4. Bën kontrolle të vazhdueshme për garantimin e përputhshmërisë të mallrave e shërbimeve.
  5. Zgjidh ankesat apo kërkesat e konsumatorëve, ne bashkëpunim me sektorë apo institucione te tjera.

GJATË VITIT 2022 

  • Janë bërë kontrolle periodike , cdo muaj , në Tregjet e Fruta / Perimeve dhe gjësë së gjallë, e janë pasqyruar këto në evidencat përkatëse.
  • Bazuar në Urdhrin nr. 664 dt. 13.06.2022 të Kryetarit të Bashkisë, Për ngritjen e grupit të verifikimit dhe largimit të tregtarëve ambulantë të paligjshëm të produkteve shtazore në qytetin e Elbasanit, duke filluar nga dt. 16.06.2022, grupi ka qenë aktiv dhe operativ, në bashkëpunim me AKU, Polici Bashkiake si dhe Insp. Mjedisi e Veterinari. Ky grup ka bërë sekuestrimet e nevojshme, si dhe janë vënë gjoba, gjithsej 14 të këtilla,  në bashkëpunim me AKU, për mallra të tregtuara jo konform  kushteve higjeno / sanitare. Është bërë sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi I këtyre tregtarëve.

I gjithë malli I sekuestruar iu dorëzua AKU me proces/ verbal, dhe vazhduan procedurat e asgjësimit.

  • Gjithashtu, bazuar në urdhrin e Titullarit te Bashkisë, nr. 761 dt. 19.07.2022 , Për ngritjen e grupit të punës për verifikimin e tregëtimit të bukës,  përsa I përket  monitorimit të  raportit cmim buke / peshë e saj, është ngritur grupi I punës, me përfaqësues nga Sektori I Mbrojtjes së Konsumatorit, Polici Bashkiake e Taksa. Ky grup ka bërë kontrollet e nevojshme nëpër të gjitha furrat e bukës në qytetin e Elbasanit , për të cilat janë mbajtur akt /kontrolle , gjithsej 29 të këtilla, për secilën prej tyre. Lamë detyrë, për ato që nuk e kishin, afishimin e listës së cmimeve me peshat përkatëse përbri.
  • Në mënyrë periodike është bërë  kontrolli I parametrave mbi cilësinë e ujit të pijshëm, nëpërmjet bashkëpunimit me Njësinë vendore të kujdesit shëndetësor Elbasan si dhe Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime sh.a. , për rezultatet e analizave bakterologjike dhe fiziko kimike të monstrave të ujit të marra gjatë monitorimit, cdo muaj.