Skip to contentSkip to left sidebar Skip to footer

SHËRBIMI I TRANSPORTIT

SHËRBIMI I TRANSPORTIT

INFORMACION PËR SUBJEKTET E TRANSPORTIT RRUGOR TË UDHËTARËVE (QYTETËS)

Ky dokument shërben si udhëzues për të gjithë operatorët që kërkojnë të pajisen me Licencë ose Certifikatë operimi brenda territorit të Bashkisë.

  1. LICENCA PËR KRYERJEN E SHËRBIMIT (SUBJEKTI)

Qëllimi: Pajisja e personave juridikë me licencë për të operuar në shërbimet e rregullta qytetëse.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

  • Kërkese me shkrim e protokolluar;
  •  Kërkesë Për Aplikim1 (shkarkoje këtu)
  • Ekstrakt i regjistrimit në Regjistrin Tregtar nga QKB.
  • Vetëdeklarimi për reputacionin e mirë të përfaqësuesit ligjor dhe drejtuesit teknik (Lidhjet 7/1 dhe 7/2). (Lidhjet Bashkëngjitur)
  • Vërtetim nga një institucion bankar/financiar për gjendje të qëndrueshme financiare: 140,000 lekë për mjetin e parë dhe 70,000 lekë për çdo mjet tjetër.
  • Certifikata e kompetencës profesionale (CKP) për drejtuesin e veprimtarisë (Afati 5 Vjet).
  • Licenca origjinale e lëshuar nga bashkia (ose kopje e njehsuar nëse është dëmtuar/humbur).
  • Kontratë me një agjenci për shërbimin e udhëtarëve brenda vendit.
  • Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore (nga E-Albania).
  • Vërtetim nga Bashkia (ATTMV) për shlyerjen e të gjitha detyrimeve vendore.

Detaje Administrative:

  • Tarifa e shërbimit: 80,000 Lekë (pagesa kryhet në bankë).
  • Afati i vlefshmërisë: 10 Vjet.
  • Koha e realizimit: Brenda 21 ditëve nga data e aplikimit.
  1. CERTIFIKATA PËR MJETIN (OPERIMI)

Qëllimi: Pajisja me certifikatë operimi për çdo mjet që do të angazhohet në transportin qytetës.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

  • Leja e qarkullimit të mjetit dhe regjistrimi i mjetit në QKB.
  • Certifikata e kalibrimit të tahografit (nga shoqëri e licencuar).
  • Akt-vlerësimi për plotësimin e kushteve të komoditetit të mjetit (lëshuar nga DPSHTRR).
  • Certifikata e kontrollit teknik të mjetit (kolaudimi).
  • Policë sigurimi që përfshin: Sigurimin e udhëtarëve nga aksidentet dhe sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL).
  • Dokumentacioni i drejtuesit të mjetit: Leja e drejtimit dhe Certifikata e Aftësisë Profesionale (CAP).
  • Vërtetim nga Bashkia (ATTMV) për shlyerjen e detyrimeve vendore.
  • Mandat pagese.

Detaje Administrative:

  • Tarifa e shërbimit: 1,000 Lekë (pagesa në bankë ose Postën Shqiptare).
  • Afati i vlefshmërisë: 1 Vit.
  • Koha e realizimit: Brenda 21 ditëve nga data e aplikimit.

BAZA LIGJORE (TRANSPARENCA)

Veprimtaria e licencimit dhe operimit bazohet në legjislacionin e mëposhtëm në fuqi:

  1. Ligj nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar;
  2. Ligj nr. 8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore” i ndryshuar;
  3. Ligji nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
  4. Udhëzim nr. 5627, datë 18.11.2016 “Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit” i ndryshuar;
  5. Vendim nr.325, datë 19.3.2008 “Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe për njohjen e dokumenteve zyrtare, të caktuara për këta operatorë”i ndryshuar;
  6. Udhëzim nr. 3606/2, datë 28.10.2011 “Për pajisjen e përdoruesve të mjeteve rrugore të kategorive C, CE, D (*) dhe DE, me certifikatën e aftësimit profesional (CAP)”i ndryshuar;
  7. Ligj nr. 32/2021 “Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit”;
  8. Udhëzim nr. 6, datë 12.11.2021 “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”;
  9. Udhëzim nr.1649, datë 16.8.1999 “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve” i ndryshuar;
  10. Vendim nr. 1054, datë 22.12.2010 “Për miratimin e rregullores mbi pajisjet e regjistrimit në transportin rrugor”;

 1 Kur aplikanti është person fizik, ky formular plotësohet nga vetë personi. Kur aplikanti është person juridik, plotësohet nga përfaqësuesi ligjor, i autorizuari prej tij ose drejtuesi i veprimtarisë të subjektit