Skip to contentSkip to left sidebar Skip to footer

Shërbimi Zjarrfikës

 

SHËRBIMI I MBROJTJES NGA ZJARRI SHPËTIMIN (SHMZSH)

 

Shërbimi i mbrtotjes nga zjarri dhe shpëtimin në vijim (SHMZSH), është shërbim i gadishmërisë së përhershme, i cili funksionon me turne periodike 24-orëshe për shërbimin operacional. 

Shërbimet administrative

Hënë e Enjte

08:00-16:30

E premte

08:00-14:00

Shërbimi i MZSH-së është i bazuar dhe funksionon në zbatim të ligjit 152/2015 ” Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” si dhe VKM nr.520 datë 25.07.2019 ” për miratimin e rregullores së brendshme të shërbimit të MZSH-së”.

MISIONI

Shërbimet operacionale

Misioni i këtij shërbimi është inspektimi, parandalimi, me masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkaktuara nga dora e njeriut.

Shërbimet administrative

Shërbimi i ZMSH-së kryen shërbimet administrative për subjekte të ndryshme private dhe publike, si më poshtë:

1) Vlerësimin e projektit të MZSH-së për strukturat zhvillimore dhe ndërtimore për subjektet private dhe publike, nëpërmjet sistemit e-leje.

2) Lëshimin e “Certefikatës së sigurisë nga zjarri” për kolaudimin e objektit dhe vazhdimin e ushtrimit të aktivitetit.

3) Lëshimin e vërtetimit për rënie zjarri

4) Kryerjen e Akt-Ekspertizës për zjarret e rënë me kërkesë të Oficerit të Policisë Gjyqësore

Gjithashtu në zbatim të VKM, nr. 607, datë 29.07.2020 ” Për tarifat për llojet e shërbimeve që ofrohen nga shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” – kryhen këto shërbime;

1)  Shërbim me automjet zjarrfikës dhe autoshkallë për subjektet private, tarifa është 10.000 lekë për një orë

2) Shërbim me motopompë për largimin të ujërave për subjektet private, tarifa është 5.000 lekë për një orë

3) Për kryerjen e aktit të ekspertimit apo riekspertimit, nga strkturat e MZSH-së, në rastete zjarreve të rëna në objekt, kur kërkohet nga subjekte fizikë e juridikë, tarifa është 20.000 lekë

4) Për të gjitha ndërhyrjet kur kërkohet nga subjekte fizikë e juridikë (zhbllokim dyersh, ashensorë, apo shërbime të tjera të ngjashme, tarifa është 2.000 lekë.

5) Për vënien në dispozicion të personelit dhe të një automjeti  në zhvillimin e aktiviteteve sportive, kulturore, si panaire, ekspozita, koncerte, shfaqje, festivale të ndryshme, në mjedisetë hapura dhe të mbyllura publike, si dhe gjatë zhvimmit të aktiviteteve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, tarifa është 10.000 lekë për një orë.