Skip to contentSkip to left sidebar Skip to footer

Si të paguash taksat dhe tarifat?

Pagesa e detyrimit vendor është vjetor dhe mund të kryhet sipas faturës për arkëtim për taksat dhe tarifat përkatëse:

  • në çdo bankë të nivelit të dytë,
  • pranë sporteleve te Postës Shqiptare
  • pranë pikave të Unionit Financiar Tiranë (UFT)
 

 Emri i institucionit përfitues                                  Bashkia Elbasan

Kodi i Institucionit (Bashkia Elbasan)                   2109001

Kodi i Degës së Thesarit ku vepron                        0808

  • Për çdo ndryshim të kryer lidhur me të dhënat e regjistruara nga subjektet në QKB që ndikojnë tek përllogaritja e taksave dhe tarifave vendore, jeni të lutur të paraqiteni pranë sporteleve të D.T.T.V për depozitimin e dokumentacionit përkatës.
  • Afati i pagesës së taksave dhe tarifave vendore do të jetë data 31 Korrik 2024. Taksa dhe tarifa të caktura kanë afate të ndryshme nga 31.07.2024.  Për mospagesë në afatin e caktuar aplikohet kamatvonesë në masën 1.8% çdo muaj, por jo më shumë se 12 muaj.
  • Taksapaguesi ka të drejtë të paraqesë pranë strukturës vendore të apelimit tatimor ankim administrativ tatimor brenda 30 ditëve kalendarike nga data kur njoftim detyrimi është marrë ose vlerësohet i marrë nga tatimpaguesi vetëm kur detyrimi paguhet i plotë pa gjoba.
  • Për pagesat që kryhen pas datës 31 korrik 2024 do të aplikohen saksionet ligjore përkatëse dhe do të shoqërohet me marrjen e të gjitha masave për vjeljen me forcë të detyrimeve tatimore të parashikuara në nenin 88 ligjit nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Kontakt: Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, kati 1. 

e-mail: bashkiaelbasan@elbasani.gov.al