Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Strategjia e Komunikimit të Këshillit Bashkiak

A. PARIME TE PERGJITHSHME :
Keshilli Bashkiak eshte Organi me i rendesishem vendim-marres ne nivel lokal ne interes te
ceshtjeve te publikes. Si i tille, ku anetaret e Keshillit Bashkiak kane pergjegjesine ligjore,
morale dhe politike per te avancuar ceshtjet e komuniteteve ku jane votuar, Keshilli duhet te kete
edhe nje format te qarte, te qendrueshem, konciz, transparent dhe te dedikuar mbi menyren se si
duhet te nderhyje ne adresimin, reflektimin, pjesemarrjen ne zgjidhje te problemeve te ndryshme
te qytetareve. Komunitetet jane te grup-moshave te ndryshme, kategorive shoqerore si
komuniteti Rom dhe Egjyptas, komuniteti LGBTQ etj, te cilet perfaqesojne kultura, tradita dhe
zakone te ndryshme; si rrjedhoje duhet te kete nje model adresimi te pershtatshem ne varesi te
kontekstit dhe nevojave te tyre specifike. Strategjia e Komunikimit ne Keshillin Bashkiak duhet
te nis me nderveprimin midis anetareve, ne kuptimin organizativ te grupit te keshilltareve duke
patur nje klime bashkepunuese, tolerance dhe komunikimi te hapur , e materializuar kjo edhe ne
nje Kod Etike i cili do te miratohet me Vendim te Keshillit Bashkiak dhe do te hyje ne
Rregulloren e Brendshme te Keshillit. ; vijon me nje format te caktuar ne drejtim te Kryetarit te
Bashkise dhe Institucionit te Bashkise, ne kuptimin e gjuhes se sakte institucionale dhe
organizimit te hapesirave ne favor te diskutimit dhe adresimit te ceshtjeve, jo vetem 1 ( nje ) here
ne muaj ne mbledhjet formale te miratimit te projekt-vendimeve.
Diskutimet dhe kontakti duhet te shtrihen ne frekuenca me te shpeshta per te krijuar alternative
ne marrjen e pergjegjesive komunitare. Vete anetaret e Keshillit ( Keshilltaret Bashkiak) jane te
ndare ne Zona Zgjedhore dhe Njesi Administrative ku secili e ka te njohur terrenin ku shtrihen
komunitetet qe ai perfaqeson, por kjo nuk mjafton. Ne referim te Ligjit 139/2015, cdo Njesi
Administrative duhet te krijoje Keshillat dhe Nderlidhesit Komunitar. Keto Keshilla dhe
Nderlidhes jane nje hallke e rendesishme dhe e qenesishme e funksionimit te mekanizmit
nderveprues, orientues dhe delegues nga njesia me e vogel e komunitetit ( qytetari) deri ne
njesine me te larte pergjegjese ( Kryetari i Bashkise). Risi e kesaj Strategjie do te jete pikerisht
venia ne levizje e ketyre organizmave. Bazuar ne kontekstin tone vendor (organizimit te
pushtetit lokal), propozohet qe cdo Njesi Administrative e Bashkise te mund te krijoje 1-2
Keshilla Komunitar, ku cdo anetar i Keshillit Bashkiak te kete ne patronazhim minimalisht 1
(nje) Keshill komunitar per te nxitur dhe vene ne eficience funksionin e tyre.
Ne vijueshmeri te kesaj, rekomandohet pasja e nje axhende te mirefillte koordinuese mes
aktoreve publik dhe jo publik; nje axhende takimesh me kategori te ndryshme sociale, jo vetem
per te mbledhur informacione por edhe per te dhene informacione; jo vetem per te qene prezent
2
ne takime por edhe per te krijuar hapesira ne pergjigje te problematikave. Anetaret e Keshillit
mund dhe duhet te evidentojne njerez me potenciale te grup-moshave dhe profesioneve te
ndryshme e ne raste te caktuara te organizojne sesione e forume per t’u dhene hapesire
shprehjeje dhe promovimi njerezve te qytetit te cilet kane mundesi te pakta dhe jo vetem.
Qeverisja e mire ne nivel lokal eshte nje pergjegjesi dhe detyre e ligjeruar edhe mbi anetaret e
nje Keshilli Bashkiak, ndaj lipset nevoja e krijimit te nje infrastrukture funksionale ne
promovimin dhe lancimin e punes dhe aktivitetit te Keshillit BASHKIAK, e shprehur kjo edhe
ne formen e nje Strategjie Komunikimi ku perfshihen objektivat e Keshillit Bashkiak, detyrat dhe
rolet e anetareve te Keshillit , menyra e organizimit dhe ndarjes ne komisione, hapesirat ligjore
per te performuar transparence dhe gjitheperfshirje, avancimin e politikave publike dhe
perkthimin e tyre drejt cdo kategorie sociale, hartimin e dokumentave strategjik per qytetin ,
rekomandimin e ceshtjeve me rendesi ne nivel qendror dhe advokimin e tyre per investime
potenciale.
Filozofia e qeverisjes se hapur nenkupton se proceset e nje organi publik si Keshilli Bashkiak te
jene sa me transparente. Kjo transparence eshte e nje rendesie te vecante ne perftimin e besimit
publik te qeverisjes. Disa nga menyrat te cilat reflektojne kete filozofi mund te jene :
Zhvillimi i mbledhjeve te Keshillit Bashkiak te hapura, me perjashtim te rasteve te
caktuara ku ligji lejon qe takimet te jene te nje formati te mbyllur ne sesione te mbyllura;
Lejimi i publikut te marr pjese ne mbledhjet e Keshillit ku te parashikohet nje minutazh i
hapur per diskutim nga ana e grupeve te interesit apo qytetareve pjesemarres ne
mbledhje;
Mbajta e regjistrimeve publike nepermjet Livestream , me perjashtim te rasteve kur ligji
nuk e autorizon regjistrimin.
Format ne te cilat qytetaret kane indicje per te perdorur ne interes te ceshtjeve te tyre me baze
komunitare mund te jene: forumet, referendumet mbi baze lagjeje dhe Njesie
Administrative, inisiativat qytetare dhe ndertimi i nje axhende nepermjet konsultimeve
publike. Gjenerimi i debateve publike i lejon qytetaret te zhvillojne njohurite e tyre te dijes
dhe informacionit, por nga ana tjeter perforcon demokracine lokale.
3
B. KESHILLI BASHKIAK NE RAPORT ME VETEN
 Nje Strategji Komunikimi duhet te perfshije nje Zedhenes te Keshillit Bashkiak, nje
imazh i cili te dedikohet ne organizimin e eventeve, axhendes, marredhenieve me mediat
ne interes te punes se anetareve te Keshillit. Ky mund te jete nje person brenda Keshillit
ose dikush tjeter nga profesionistet e qytetit i cili e merr persiper ne menyre vullnetare te
perfaqesoje imazhin e Keshillit Bashkiak ne prononcime mediatike. Ne fund te vitit
kalendarik, ky person do te kete edhe stimuj moral dhe profesional per detyren e
realizuar.
 Keshilli i Bashkise duhet te kete nje logo, dizajn dhe nje moto te qarte, te cilat
identifikojne Keshillin ne dokumentat dhe faqet e Web-it ku do te publikohen materialet
e veta. Rekomandohet shpallja e nje konkursi publik per te realizuar logon dhe percaktuar
moton e Keshillit Bashkiak te qytetit.
 Keshilli duhet te prodhoje nje Dokument Strategjik ne koordinim edhe me ekspert te
politikes dhe medias per tja prezantuar publikut dhe institucionit te Bashkise perkatese ;
nje dokument i cili shpreh vizionin, objektivat, pritshmerite, rolet dhe pergjegjesite,
qellimin e anetareve te X mandati legjislativ, pertej atyre c’fare parashikon subjekti
politik ku ata marrin pjese .
 Keshilli duhet te prodhoje 1 here ne muaj Newsletter (reviste e dixhitalizuar informative)
e cila te permbledh gjithe aktivitetin e Keshillit dhe te shperndahet elektronikisht ne cdo
adrese-emaili te disponueshme, ne menyre te tille qe informacioni te jete vizibel, i
aksesueshem, i arritshem, transparent ne sa me shume qytetar dhe pale te interesuara. Kjo
shperndarje e informacionit ne rruge elektronike krijon afrimitet me qytetarin dhe e ve ate
ne dijeni te zhvillimeve qe ndodhin ne qytet. Ne kete menyre rrit pjesemarrjen indirekte
dhe e stimulon qytetarin te kete me shume interes dhe vemendje per pjesemarrje me te
gjere ne vendim-marrje.
 Keshilli duhet te kete prezantim ne rrjete sociale, si Web, e-mail , Facebook- TwitterInstagram- Youtube ne menyre te tille qe ky forum i anetareve te perfshije ne aktivitetin
e tij te gjitha grup-moshat per t’i bere pjese te komenteve dhe sugjerimeve qe mund te
vijne prej tyre; per te patur kontakt te drejtperdrejte dhe per t’u angazhuar personalisht
secili prej anetareve sipas zonave te tyre perfaqesuese. Ne brendesi te faqes se Facebook
mund te krijohet nje faqe “submit story idea” per te mundesuar kreativitetin e cdo
pjesemarresi ne rrjete sociale; monitorimi i like dhe share per ceshtje te caktuara dhe
avancimi i atyre ceshtjeve te cilat rezultojne te kene impakt me te madh ne komunitet.
4
Eshte me rendesi krijimi nje profili per cdo anetar te Keshillit Bashkiak si dhe te
afishohen kontaktet e tij te punes per te rritur vizibilitetin.
 Nepermjet ndarjes ne Komisione te vecanta si Komisioni per Ceshtjet e Ekonomise
Finances dhe privatizimet ; Komisioni i Mandateve dhe Rregullores; Komisioni i
Sherbimeve dhe Strehimit ; Komisioni per arsimin, kulturen, sportet dhe OJF/te;
Komisioni per barazine gjinore dhe politikave sociale; Komisioni juridik, i rendit publik
dhe i mbrotjes; Komisioni per zhvillimin urbanistik dhe ndertimet; Komisioni per
mbrojtjen e mjedisit, sherbimeve shendetesore dhe zhvillllimin e turizmit; Komisioni per
informacionin dhe marredheniet me publikun; Komisioni per marredheniet me jashte,
Komisioni per Mbikqyrjen, kontrollin dhe nenshkrimin e procesverbaleve te mbledhjeve,
Komisioni per zhvillimet bujqesore dhe blegtorale dhe agrobiznesit, anetaret e Keshillit
Bashkiak perforcojne grupet e interesit sipas natyres dhe tipologjise se ceshtjeve ku ata
jane ekspert apo aktivist te fushes. Prane tyre mund te sherbeje edhe nje grup keshillimor
per t’i asistuar apo facilituar ne ceshtje me interes publik qe kerkojne teknikalitet
specifik. Eshte me rendesi qe cdo Komision i Keshillit te avancoje nepermjet nje axhende
ceshtjesh, tematikash dhe ta beje ate publike nepermjet takimeve me grupet e interesit.
Kete axhende e publikon ne rrjetet sociale dhe vendos nje hapesire per komente nga
publiku.
 Keshilli Bashkiak duhet te angazhohet me profesioniste te qytetit, per te marr mendimet/
vleresimet/ opinionet e tyre ne lidhje me publikimin dhe hartimin e dokumentave politik
te cilet mund te parashtrohen para Kryetarit te Bashkise; te adresohen ne forme
lobingjesh ne donator te ndryshem per projekte te mundshme.
 Prodhimi i nje raporti te detajuar cdo 1 ( nje) vit, ku te organizohen dite te dedikuara me
evente promovuese dhe perfshirese mbi punen dhe sherbimet qe ofron Keshilli Bashkiak;
 Zhvillimi i sondazheve formale dhe informale per te kategorizuar ceshtjet me te nxehta te
komunitetit dhe perceptimin e popullsise ne lidhje me ceshtje te caktuara te cilat mund te
lancohen per t’u buxhetuar ne menyre me korrekte nga ana e Bashkise.
5
C. KESHILLI BASHKIAK NE RAPORT ME INSTITUCIONIN E BASHKISE
Takime periodike me Kryetarin e Bashkise pas takimeve te realizuara nga vete
Komisionet specifike te Keshillit me keshillat komunitar ose grupet e interesit, dhe pas
nje procesi filtrimi te ketyre problematikave, mund te marrin takime ne grup ose te
personalizuara ne varesi te ceshtjeve me interes publik. Publikimi online i ceshtjeve te
shqyrtuara dhe pikave te arritura pas cdo takimi.
Organizimi i mini-forumeve midis Drejtorive dhe Departamenteve te Bashkise dhe
anetareve te Keshillit ku te diskutohen ndryshimet ligjore , koordinohen ceshtjet qe
mund te jene prioritet i Bashkise dhe atyre qe vijne nga kontakti i vazhdueshem me
qytetaret.
Nepermjet kryerjes se sondazheve apo intervistimeve me grupe interesi, mund t’i
prezantojne per shqyrtim dhe zgjidhje Kryetarit te Bashkise dhe Stafit Drejtues, menyra
te reja metodologjike te punes ne permbushje te vullnetit te shumices dhe pergjigjes
kundrejt problemit me specifik te komunitetit.
D. KESHILLI BASHKIAK NE RAPORT ME MEDIAN
Te jene te aksesueshem ndaj kerkeses se medias per informacion;
Te jene te pergatitur dhe kompetent per ceshtjet qe do te trajtojne;
Te jene miqesor dhe bashkepunues;
Te jene te vertete ;
Te jene konciz;
Te delegojne nje person pergjegjes per mediat i cili do te koordinoje intervistat,
pjesemarrjen ne emisione ;
E. KESHILLI BASHKIAK NE RAPORT ME ZONAT RURALE
Per efekt lehtesimi dhe fokusi, Keshilli Bashkiak te delegoje nje anetar pergjegjes per
ceshtjet e zonave rurale. Ky person te informoje dhe raportoje ne menyre te vazhdueshme
te koleget e Keshillit mbi kerkesat dhe problematikat qe adresohen prej komuniteteve ne
zonat rurale. Propozohet qe ky anetar Keshilli i deleguar, te marr kontakt dhe takim
periodik me Kryetar te Njesive Administrative te cilet menaxhojne 36 fshtatrat e
Bashkise Vlore. Ky anetar do te raportoje me shkrim ne fund te ketij turi takimesh prane
Sekretariatit te Keshillit Bashkiak per te koordinuar dhe adresuar keto nevoja dhe
6
problematika prane Institucionit te Bashkise dhe Keshillit Bashkiak per te miratuar
projekte ne favor te zgjidhjes se tyre.
F. KESHILLI BASHKIAK NE RAPORT ME UNIVERSITETIN DHE TE RINJTE
Duke e konsideruar Universitetin dhe te rinjte nje grupim strategjik, ne kete Strategji
Komunikimi do i dedikohet nje pjese e vecante duke propozuar disa menyra koordinimi:
Organizimi i takimeve periodike i Komisionit te Edukimit te Keshillit Bashkiak me
Senatin e Studenteve ne Universitet dhe me senatet e shkollave te mesme te qytetit;
Krijimi i hapesirave per internship ( praktika studentore) prane Keshillit Bashkiak per
studentet e interesuar per qeverisjen vendore;
Cdo anetar i Keshillit Bashkiak mund te kete nje student si asistent ne menyre vullnetare
per ta bere pjese te punes se tij mujore;
Organizimi i forumeve dhe debateve publike per ceshtjet me interes publik; afishimi i
diskutimeve ne rrjete sociale dhe ne Newsletter-in e permuajshem;
Organizimi i shkembimeve dhe partneriteteve me te rinj te qyteteve te tjera per te
diskutuar dhe krahasuar pikepamje per te perforcuar kritiken dhe perspektiven;
Lobimi prane Bashkise dhe donatoreve te ndryshem per te ofruar bursa studimi per te
rinjte e talentuar dhe ata ne pamundesi ekonomike ne zhvillim te potencialeve krijuese;
G. KESHILLI BASHKIAK NE RAPORT ME HOMOLOGET E HUAJ DHE
VENDAS
Pjesemarrja aktive ne forume dhe projekte te ndryshme ;
Delegimi i nje personi pergjegjes per marredheniet me jashte ;
Organizimi i pervitshem i nje Konference Nderkombetare per shkembimin e praktikave
dhe metodologjise se punes se Keshillit Bashkiak;
Lidhja e partneriteteve me Keshillat Bashkiak te vendeve te Bashkimit Europian;