Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

100 fidanë të rinj në ish Kombinatin Metalurgjik

Vijon mbjellja e fidanëve të rinj, në të gjithë territorin e Bashkisë së Elbasanit. Në Ditën e Tokës, IUTE CREDIT i dhuroi qytetit të Elbasanit 100 fidanë të rinj në zonën industriale të Kombinatit Metalurgjik. Qëllimi i mbjelljes së fidanëve dhe pemëve të ndryshme dekorative në qytet, kodrina, pika turistike, është që të shtojmë gjelbërimin, të kemi një ambjent sa më të pastër, pa ndotje, si edhe të zbukurojmë qytetin tonë. Çdo ditë sipërmarrje të ndryshme, e qytetarë i bashkohen nismës së Bashkisë Elbasan për të mbjellë pemë përgjatë Murit Të Gjelbër si dhurata më e mirë që i bëjmë qytetit. Vetëm një ditë më parë, u bë e mundur mbjellja e 200 pishave në Funarin Turistik, aksion i cili do të vijojë.