Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 7 Qershor 2022

Llatja/ Pastrimi i kanaleve vaditëse, për të patur sa më shumë prodhime të stinës.

Të gjitha kanalet vaditëse të cilat janë në territorin e Bashkisë së Elbasanit, thuajse kanë përfunduar proçesin e pastrimit.

Ditën e sotme, Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, ka parë nga afër punimet e kryera nga punonjësit e ASHP – së, për pastrimin e kanalit vaditës në Gurakuq të Njësive Administrative Shushicë dhe Labinot Fushë.

Sipas kryebashkiakut, ” kanali vaditës i vjen në ndihmë më shumë se 80 hektarë tokë bujqësore të fermerëve të këtyre njësive. Këtë vit pastrimi  i kanaleve vaditëse në Bashkinë e Elbasanit nisi më herët, për shkak të rritjes së menjëherëshme të temperaturave. Për këtë arsye, ne u angazhuam që në një kohë rekord të pastrojmë kanalet vaditëse, me qëllim që fermerët tanë të mos kenë probleme me vaditjen e tokave bujqësore”.

Sakaq kryebashkiaku, i bën apel të gjithë banorëve të zonave ku edhe ndodhen kanalet vaditëse, që të mos hedhin inerte dhe mbeturina, pasi sipas tij, ky veprim shkakton vetëm problem për ta.

” Është e vërtetë që Bashkia Elbasan është në çdo kohë funksionale, por kjo nuk do të thotë që qytetarë të papërgjegjshëm të abuzojnë duke dëmtuar pronën e përbashkët”, tha Llatja.

 Nisja më herët e pastrimit të kanaleve vaditëse në të gjithë territorin e Bashkise Elbasan, ka ardhur edhe si pasojë e kërkesave të vetë fermerëve.

 Kreu i Bashkisë shton se ” i  kemi përshpejtuar ritmet duke punuar pa orar me qëllim që t’i ofrojmë fermerëve shërbimin e duhur për të arritur sa më shumë prodhim të stinës”.Banorët falenderojnë bashkinë e Elbasanit për pastrimin e kanalit vaditës në kohën e duhur.