Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 1 Korrik 2022

Llatja/ Në planet tona, krijimi i “ qytetit të fëmijëve” me qëllim edukimin dhe argëtimin e tyre 

Që fëmijët të kenë një ditë ndryshe, nga çdo pikëpamje, që nga leximi i librave, argëtimi, lojërat, etj, kërkon një vëmëndje të veçantë. Tashmë ka shumë shoqata të ndryshme që realizojnë kampe verore, kurse të ndryshme për fëmijët, ku këta të fundit edukohen dhe argëtohen. Edhe Bashkia e Elbasanit e ka një qendër të mirëfilltë edukimi, dhe argëtimi, ku punohet me një përkushtim dhe vëmendje maksimale për çdo fëmijë. Por ambicia vazhdon, pasi kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, në planet e tij, dhe të institucionit që ai drejton, dëshiron që të shtojë qendrat e mirëfillta për edukimin e fëmijëve në Elbasan.  

 “ Kemi në plan të krijojmë një koncept “ qytet fëmijësh” në ish Repartet Ushtarake. Aktualisht ne e kemi një qendër të tillë, por që do ta rrisim në vazhdimësi, me një gamë të gjerë kursesh për fëmijët dhe të rinjtë, dhe ky fakt kërkon ambjente më të mëdha dhe komode për fëmijët”. 

Madje tashmë vendet ku mund të ngrihen këto qendra janë gjetur nga kryebashkiaku, që sipas tij janë “  Reparti Ushtarak i Krastës, Ullishtat, në qytet, ku të ndërtojmë kënde lojrash, dhe qendra të mirëfillta për edukimin e fëmijëve, plane të cilat do të realizohen  në një të ardhme të afërt”.