Skip to contentSkip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Ditë: 25 Dhjetor 2024

Elbasani në frymën e Krishtlindjes: Kryetari i Bashkisë  Gledian Llatja viziton komunitetet fetare me mesazhe paqeje dhe harmoni për qytetarët

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, i shoqëruar nga deputetë të qarkut, ka zhvilluar sot vizita tek klerikët ortodoksë dhe katolikë në kuadër të festës së Krishtlindjes, një nga festat më të rëndësishme për komunitetin e krishterë.

Vizita ka nisur në Kishën Ortodokse dhe ka vijuar në Kishën Katolike, ku kryetari ka përcjellë urimet më të përzemërta për këtë ditë të shënuar. Ai ka vlerësuar Krishtlindjen si një festë që përcjell mesazhe të paqes, dashurisë dhe solidaritetit, duke theksuar rëndësinë e bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, e cila mbetet një vlerë e veçantë e qytetit të Elbasanit.

Krishtlindja festohet masivisht në Elbasan, duke mbledhur bashkë familjet dhe komunitetin në frymën e ngrohtësisë dhe gëzimit. Gjatë këtyre vizitave, kryetari dhe deputetët kanë shprehur angazhimin e tyre për të mbështetur më tej zhvillimin e një qyteti ku respektohen vlerat shpirtërore dhe traditat fetare.