Festat nën dritat e një koncerti madhështor në sheshin “Gensher”!
Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, qyteti do të festojë si kurrë më parë!
Me rastin e festave të fundvitit, në sheshin “Gensher” do të organizohen dy netë magjike, më 27 dhe 28 Dhjetor, nga ora 18:00 deri në 22:00. Atmosfera fantastike do të ndizet nga performanca të paharrueshme të: Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Eneida Tarifa, Ergita Bahja, Genti Deda, Anisa & Band, Vëllezërit Zena, Englantina Toska, Klementi, Petrit Vullkani, dhe shumë të tjerë që do të sjellin energji dhe gëzim të pashoq!
Muzikë, drita dhe atmosferë magjike do të përshkojnë sheshin, duke e kthyer atë në zemrën e gëzimit të fundvitit. Ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkohen në shesh, nën ritmin e muzikës dhe magjinë e performancave të artistëve më të njohur!
Ejani të festojmë së bashku në këtë festë madhështore, ku surprizat nuk do të mungojnë!